NATA JONË TREQINDVJEÇARE / Poezi nga Kadrush Radogoshi

Poezi nga Kadrush Radogoshi

 

NATA JONË TREQINDVJEÇARE

Ti nuk ishe Hera, por e Bukura e Dheut
As unë nuk isha Zeusi, por burri yt
I harruar nën hijen e bukurisë sate.

Në atë mbrëmje të magjisë pranverore
Ti ishe Drini i Zi e vije nga Shën Naumi
Unë isha Drini i Bardhë e vija nga Bjeshkët e Nemuna.

Ashtu si Herës e Zeusit,
Nata e parë na zgjati
Rrumbullak treqind vjet.

Të nesërmen
Unë u lava në Drinin e Zi
Ti në Drinin e Bardhë u lave.
Ai ta ktheu përsëri virgjërinë
Për të ma dhuruar mua përsëri
Në natën e dytë të martesës sonë.

Nata e dytë nuk erdhi kurrë më për ne
Se një mallkim më i lashtë se Lufta e Trojës
Na shndërroi në gurë të një ure
Ku për çdo ditë kalojnë të porsamartuarit
Me një natë të parë xhuxhe
Se nata e parë treqindvjeçare
Është kthyer në burimin e saj
Në mitologjinë pellazge.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s