Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Johann Wolfgang von Goethe

Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832)

Si sot, më 28 gusht 1749 u lind Goethe, shkrimtar, poet, dramaturg dhe diplomat gjerman, një ikonë e letërsisë gjermane dhe botërore për të gjitha kohët. Shkrimtarja britanike George Eliot ka shkruar për të:«…nga më të mëdhejtë ndër letrarët gjermanë dhe i fundmi njeri i përbotshëm që ka ecur mbi këtë tokë.» Ja një shqipërim imi në 270 vjetorin e Tij:

LE TË THEM ME SY LAMTUMIRË
(Laß mein Aug den Abschied sagen)

Le të them me sy lamtumirë,
me gojë s’e thënkam dot kurrë!
E rëndë qenka, sa vështirë!
Sado që vetes i them burrë.

Dhe m’i trishtë çdo çast që shkon
çdo ledhatim i dëshiruar,
e ftohtë dora që shtërngon,
ndjenja në buzët është shuar.

Dikur sa shumë na kënaqte
një puthje’ vjedhur jepte gaz!
Si na gëzon një manushaqe,
kur e gjejmë beftas në mars.

S’këpus për ty më jaseminë,
as dhe trëndafilët s’i dua,
pranverë, e dashur Fransinë,
ç’e do, është vjeshtë për mua!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s