Nostalgjia (NOSTALGIA) – Rada Koleva – Genova / Shqipëroi: Juljana Mehmeti

Poezi nga Rada Koleva – Genova

Nostalgjia

Në këtë natë gushti, kur dritarja ime e hapur është e vetmja kornizë,
që përmbledh qirinjtë yjorë dhe errësirat hedhin vellon e tyre rrugëve të boshatisura dhe çative të shtëpive të fjetura,
mendimet projektojnë një shteg të padukshëm drejt detit…
Fëshfërima e valëve dhe kjo përkundje e djepit të përjetshëm
që përmban të gjitha sekretet e jetës,
më shfaqet përballë,
si një imazh i përshkruar i zanës së bardhë…

U kthye sërisht nostalgjia
e asaj pëshpërime të errët të ujërave të natës,
që dikur më mbanin zgjuar …
nën një qiell ndryshe,
në një tjetër natë të largët,
kur shkëmbinjtë
si një gjerdan natyror
zbukuronin të vetmin breg të dashur…
Ka kohë që më s’mbrrin zëri
i asaj thirrjeje të thellë…
Në fund të zemrës, veç një grumbull
kujtimesh të djegura.

Atëherë, përse dëshiroja kaq shumë të të puthja?!

 

NOSTALGIA

In questa notte d’agosto , quando
la mia finestra aperta è l’unica cornice
che rinchiude i lumi stellari , e la tenebre 
mettono i loro veli sulle strade deserte e
sui tetti delle case addormentate , 
i pensieri proiettano 
un sentiero invisibile verso il mare …
Il fruscìo delle onde , e 
quell’ondeggiare di questa culla eterna 
che contiene tutti i segreti della vita ,
appaiono di fronte a me 
come un’immagine descritta 
di una benevola fata …
E’ tornata la nostalgia
di quel murmure buio delle acque 
notturne , che una volta mi tenevano 
sveglia lungo la notte … sotto un cielo
diverso , in un’altra notte lontana ,
quando gli scogli 
come una collana naturale , ornavano
quell’unica mia riva amata …
E’ da tanto che non arriva la voce 
di quel richiamo profondo …
In fondo al cuore , solo un deposito
dei ricordi bruciati …
Allora , perchè volevo tanto baciarti ?!

 

Shqipëroi: Juljana Mehmeti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s