Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
Duke lexuar Esenin …
Seç më ndizet shpirti
bashkë me varg të artë
sajat edhe krillat
më çojnë atje larg.
Tek korije e qeshur
ku mështekna loz,
zgjatem të kap Hënën
por s’ e arrij dot…
Tund era çapkënçe
kaçurrelat e tij,
ndritin sytë e bukur
yje në errësirë.
E deshi fort nënën,
nënën e tij Rusi,
por vetëm të vdekur
e pranoi si bir.
Tashmë stepat e gjera
porsi shpirti i tij,
këndojnë me zemra
varg të tij plot dritë …