Poezi nga Alda Mehmeti

Poezi nga Alda Mehmeti

 

Fisniku i pagjumë
(artistit krijues)

Ti, që mbi kështjellë të lirisë qendis yjet,
në ç’kënd të qiellit Hyu të krijoi?
Ti, që botën me ngazëllim ushqen,
e vetë ngarend si milingonë,
në më të errëtin terren.
Ti, që thërrmohesh e digjesh si meteor,
dritën e bardhë lë pas,
ti, fisniku i pagjumë,
i të pamatshmes përmasë.
Në labirinthe të frikshme bie,
e bukura vuajtje të vjen për shtat,
e ëmbla dhimbje të ndjek si hije.
Ti që s’njeh mëri,
as etje për lavdi,
as medalje e trofé nuk kërkon,
ti nderon veç dashurinë,
që helmin zbut e djajtë i zbon.
Ti, që vdes e lind me mijëra herë,
parajsë e ferr në trupin tënd,
ti, që ndërton mrekulli,
e ti, që vajin e kthen në këngë.
Vigan që retë mbi supe i tret,
diell që digjesh në qindra jetë!

 

***

Kam njohur me qindra “Lulë të vocërr”
me mijëra të tjerë kam parë,
pafajësia e tyre më dhemb deri në deje,
e pazonja në heshtje kam qarë.
Tek enden rrugëve të lagur në shi,
nga skamja, acari të nxirë…
Ç’ironi! një i leckosur këndon vargjet “mjerimi nuk don mëshirë”
Mëkat! janë të varfër, të vegjël,
ky shekull s’do të na e falë kollaj.
O Zot, të qe gjallë Migjeni,
cilin do të bënte me faj?
Kam njohur qindra “Lulë të vocërr”
në ditët e lumturisë fasadē.
Të pangopurit në tribuna buzëqeshin,
si lolot në një maskaradë.

 

***

Gjithë jetën
muhaxhirë mbetëm,
me dy valixhe në duar,
një të hallit, e një të mallit…

One thought on “Poezi nga Alda Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s