Vdekja e peshkatarit / Skicë nga Edmond Llaçi

Vdekja e peshkatarit

 

Skicë nga Edmond Llaçi

Në përhumbjen e ikjes, ose të mbajtjes së fjalës, e cila ishte edhe dëshira e fundit, ndjeu ta përshkonte qenien e tij trupore një lehtësi që kishte ngjajshmërinë e erës, e fluturimit. Në përleshjen e fundit me dallgët e shkaktuara nga Ai, aty tek kthehej nga gjuetia, duke drejtuar shikimin pa u trembur drejt atyre shkrepëtimave që zbrisnin nga lartësitë qiellore në thellësinë e ujrave, i kërkoi gjigandit të detit, ta linte të shkonte në shtëpi duke i premtuar se do të kthehej për t’i dhënë fund atij mundimi gati shekullor. Rishfaqja me sfurkun gjigand në dorë, në atë lartësi ku për racën njerëzore i përkiste veçse perëndive, Poseidoni lëshoi vetëtimat lajmëruese si për t’i thënë se ishte aty dhe po e priste. Tek përplaste lehtë rremat mbi sipërfaqen e detit, peshkatari plak ndjeu ta rrëmbenin cirkat e ujit, të cilat të shumfishuara, kishin marrë trajtën e një pulbardhe gjigante. Mes ngazëllimit të madh që ndjeu, mbylli sytë dhe e lëshoi veten në krahët e atij shpendi, tek nisi të përplaste krahët e tij me vrull mbi sipërfaqen e detit

Ishte një ikje e shpejtë e shoqëruar me stërkala shkume të shumta ujore. Tek po shumoheshin, shtyheshin dhe përplaseshin me njera-tjetrën me tërbim, u dëgjua zëri i peshkatarit plak. “Po, po, kjo është jeta ime e vërtetë. Ju o dallgë, mermëni me vete dhe më çoni në pafundësinë tuaj. Aty është vendi im” dhe hodhi vështrimin e tij gjithandej, për të parë mikun e tij të vjetër. Një zhgulmë e madhe ujore u ngrit përpara syve të tij. Duke derdhur tonelata të tëra uji mbi flokë e trupin e tij gjigand, u ngrit në atë lartësi ku veç zotat banonin. Lëshoi buzëqeshjen e tij që s’ishte gjë tjetër veçse një gjëmim i tmershëm dhe mizor mbi atë qenie lilipute.

Aty filloi loja, e cila, në çdo lloj forme për peshkatarin plak gjatë gjithë jetës së tij, kishte qenë veçse instikti i mbijetesës. Sot si luftëtarët veteranë kishte ardhur ta mbyllte me lavdi jetën e tij. Mbylli sytë dhe lëshoi ndjenjën sëbashku me trupin në krahët e atij shpendi gjigand ujor që po merrte trajta dhe forma të përbindëshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s