Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu

Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
MOS
 
Mos na i merrni ju lodrat,
as mos na i mbyllni shkollat.
Mos i trembni qengjat në kope,
lërini zogjtë të qetë në fole!
Mos na i merrni ju tonat dëshira,
Ju ujqër, dhelpra e ju shtriga.
Mos na i shkatërroni t’bukurat lojëra,
ju që krekosni sikurse korba.
Mos na e prekni fëmijërinë,
as mos na e merrni ardhmërinë.
Duam të rritemi të gëzuar në liri,
Mos na e shpërndani këtë fëmijëri.
 
 
DËSHIROJMË
 
Ik ore ujk dhe ti, moj ujkonjë,
se nuk ju duam në tonën lojë;
Ne jemi të vegjël, fëmijë,
duam të rritem në lumturi!
Duam ta dëgjojmë zërin e bilbilit,
e t’u marrim erë luleve të prillit;
Duam të futemi në valle,
të rritemi pa brenga e halle!
Ik edhe ti, moj dhelpër dinake,
mos të shohim nëpër sokaqe. .
Ne duam të buzëqeshim çdo ditë,
dëshirojmë me ëndje tonën rritë.
 
 
 
U RRITSHI
 
U rritshi, o të dashur fëmijë,
duke vrapuar nëpër livadhe,
së bashku me qengjat e fluturat,
të gëzuar, pa brenga e halle.
 
U rritshi, o vocërrakët e mi,
nga një pëllëmbë për çdo ditë,
e këndofshi së bashku me zogjtë,
trupin e njomë duke rritë.
 
U rritshi në gjirin e nënës,
me përrallat që ua mësojnë,
me ëndrrat e bukura fëmijërore,
që në mëngjes t’lumtur ju zgjojnë
 
U rritshi me rrezet e arta të diellit,
kur n’agim ua puthin faqet e njoma,
U rritshi, gjithmonë të buzëqeshur,
faqekuqtë, mu porsi molla!
 
 
 
RRITUNI ME ËNDËRRA
 
Në faqe ju puth dielli e hëna,
në prehër të saj ju rritë nëna;
Me ëndrrat, ju përkund djepi,
në ballë e sy ju puthë ylberi.
Rrituni o fëmijë, pa brenga,
vraponi livadheve si qengja;
Së bashku me fluturat laramane,
përqafoni lulet në fusha e male.
Në mbrëmje kur të vijë nata,
le t’ju përqafojnë yjet dhe hëna;
Nënat juve fëmijë ju duan aq shumë,
bëhuni të pastër si uji në lumë.
 
 
 
NË PREHRIN TËND
 
Në prehrin tënd unë u rrita,
qumështin prej teje e thitha;
Përkëdheljet tua kurrë s’i harroj,
natë e ditë, për ty nënë mendoj.
 
Nga ti nënë, gjithçka mësova,
pranë teje zemrën e ngroha;
Nëna ime, e dashura nënëloke,
gjumin e bëmë kokë për koke.
 
Në prehrin tënd me ninulla u rrita,
si ujë lumi më shkoi nata e dita;
Dashurinë tënde kurrë se harroj,
Në zemër të mbaj, prore të kujtoj.
 
 
 
PËR DITËLINDJE
 
Shoqe e shokë, sot jemi të lumtur,
ditëlindjen e ka shoqja Flutur;
Të gjithë, te ajo sot do shkojmë,
me plot lule Fluturën ta urojmë.
Sa e gëzuar është shoqja Flutur,
për ditëlindje është veshur bukur;
Këndohet kënga, vallëzohet vallja,
shoqes tonë i dhurojmë dhurata.
Na mbushen zemrat plot hare,
të gjithë jemi të gëzuar ne;
Të gjithë jemi shumë të lumtur,
shumë po kënaqet shoqja jonë, Flutur.
 
 
 
NATA
 
Çdo gjë natën bëhet e qetë,
çdokush kur bie në gjumë për të fjet;
Nata të gjithë i fut në gjumë,
dëgjohet vetëm kënga në lumë.
 
Nata përkundet në djepin magjik,
hëna mbi male na bën dritë;
Fëmijët rrotullohen në shtrat,
lojëra ëndërrojnë për çdo natë.
 
Nata është e bukur, e qetë,
ëndrrat i ka të ëmbla sherbet;
Gjithkënd e merr dhe e fut në gji,
Me të kënaqet secili fëmijë!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s