Poezi nga Enertin Dheskali
Hëna e mallit
Hëna e mallit larg më tret,
Mes reve të kujtimeve pa fund,
Anija e shpresës sime përkundet,
Velat e ndjenjave, era m’i tund.
Ndihem i përhumbur nëpër kaltërsi,
Busulla e zemrës u ndryshk në një skutë,
Dallga e baticës më nis për tek ti,
Hëna e mallit, larg po më tret…
Marrë nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi




























Leave a Reply