Tundim e sinqeritet / Tregim nga Vladimir Muça

Tundim e sinqeritet

 

Tregim nga Vladimir Muça

Nga vitet e para të karrjerës s’më hiqet nga mendja një ngjarje e pazakontë që i ndodhi një shokut tim, saqë herë pas here më zgjohet nga kujtesa e më zgjon në mendje çdo gjë të rinisë dhe tani në këto vite të gjyshërisë.
Agim Dakovelli , një shok i karrjerës me mua në vitin 1972, po kryenim detyrat e instruktorit në stërvitjen e resurseve rezervistë, femra e meshkuj të nënreparteve të prapavijës. Fushimi, si çdo herë, ishte ngritur mirë e bukur në një rajon të përzgjedhur, rrëzë kodrave gjelbëroshe të Marikajt, në grykën e rrethuar me ullinj e drurë përjetësisht të gjelbëruar të maresë, aty ku zen fill rruga ushtarake strategjike Marikaj –Kuç-Çajle-Bërzez- Ndroq.
Në dy anët e rrugës gjelbëronte pambarimisht mareja, një bimë frutore e egër, të cilën banorët e këtyre anëve e vilnin në tetor-nëntor e nxirrnin prej saj një raki aq të sertë saqë ta ipte në çaçkë të kokës. Gjatë inkursioneve stërvitore i porositnim rezervistët që të mos konsumonin shumë se ai frut ishte njëlloj si të pije raki, ta turbullon mëndjen.
Që në stërvitjen e parë të pranverës, Agimit i kish tërhequr vemëndjen një vajzë e ajthme nga qyteti i Durrësit, e sapo dipllomuar infermjere në pavionin e patologjisë.Flutura Çoçka, – kështu e quanin infermjeren e sapo dipllomuar, dallonte dukshëm nga të tjerat për paraqitjen tepër natyrale, një fytyrë vezake, trupin pak si të ajthëm, ndoshta e pa formëzuar akoma në atë pjekurinë e plotë hormonale, ku pjesë të trupit si: vithet, gjoksi dhe shikimi akoma s’janë vënë nën urdhërat e hormoneve, në nxjerrjen në pah të feminilitetit rinor.Vetullat e dëndura kaleshe shkonin për shtat me flokun e zi e të dendur që binte palë-palë gjer në nënshpatulla.
Tashmë në stërvitjen e fazës së dytë vjeshtore, Agimi çoku ja kish marrë ndopak mendjen Fluturës, e takimet, shikimet , bisedat ishin më të shpeshta , kishin arritur stadin e një natyre më shumë se shoqërore apo të mardhënieve epror-vartës.
Në këto ditë tetori , mbasi efektivat po relaksoheshin kush e kush në hesap të vet, Bardhyl Topçiu , një reservist, punonjës arapçi i Drejtorisë Shëndetsore, me dashnoren gati gati të “ legalizuar “, Naxhije Repsin, më kërkuan leje për të bërë një”shëtitje” mbi rrugën ushtarake të Çajle-Bërzezit, tek livadhi i Qafës, mbasi aty maretë piqeshin më shpejt.Me ta do të shkonin dhe Shpresa Moku dhe instruktor Agimi.
– Po mirë more Bardhyl, – u thashë, –shkoni por mos u vononi, se kemi dhe kulturën masive.Kujdes, se në këtë të nxehtë nepërkat akoma pushojnë majë kaçubeve të mareve në qejfin e tyre.Pastaj, kujdes me Agimin, se mos bën ndonjë rreng nga ato të tuat.
– Ore shef, pse kaq shumë të kam rënë në sy, çfarë po bëj unë i shkreti , jetën po mundohem të jetoj?-
– Po more po, ka jetë e jetë, po dëgjo çfarë të them:Agimi është i parrahur në kësi punësh, mos u mundo t’i zgjosh djallin, lëre në ëndërrimin e tij.
– Shef, çdo dash varet nga këmbët e veta, unë ushtar jam; ja …kaq e kam hapin, – e mbylli bisedën Bardhyli duke hapur gishtin e madh dhe atë tregues në hapsirën e bërxhikut.
Siç duket Bardhyl pushtleri e kish ujdisur që më parë çdo gjë me Agimin; ja kish qorollepsur mendjen e ja kish bërë “livadh të Aqif Pashait”, ku dilnin e shëtisnin të preferuarat e haremit.

…Bardhyli me Naxhijen, të parët, morën të përpjetën e rrugës që të çonte drejt Qafës së Mareve.Më pas, me një farë pasigurie, me hapat që binin rëndë-rëndë si tokmak në truallin e rrugës, ecte Shpresa një hap para Agimit.
Flokët ua shpushpuriste era që vinte nga gryka e Marikajt, bulëza djerse ua mbulonin ballin dhe shkisnin gushës duke u bashkuar aty ku sytjenat e një numuri të vogël lidhnin qemerin e dy gjinjëve. Pas ai e ndiqte si një dash përçor. Agimi i mahnitur paksa për qafën kaprolle, vithet e ngjeshura, të cilat binin në sy në prerjen e pantallonave të ngushta, beli i ngushtë ku rripi i xhaketës ish mbërthyer në vrimën e fundit , këmbët e drejta në formën e shishes së shampanjës.Gjithçka që vrojtonte tani Agimi , hap pas hapi, me një ndjesi epshore, në një tundim, e ftonte për në parajsë..!
Kryelartësia mashkullore tek ai ngadalë po kthehej në një kafshë të keqe. Demoni kish nxjerrë krye. Ndoshta nga dashuria e çiltër kjo kafshë a duhej vrarë? Po si ..? Me kë..? Të dashurosh dikë me çiltërsi, është sikur të fluturosh mbi retë, ndërsa të luftosh me djallin e tundimit është sikur të luftosh me xhindet nëpër llagëme. Siç duket nevoja për diçka tjetër femërore, për diçka mishtore kish fituar terren në luftën me çiltërsinë.Por nevoja s’bëhet kurrë sinonim i dashurisë.
Shpresa hoqi xhaketën, e mori në dorën e majtë; përtej një këmishe blu të najlontë, dolën në pah konturet e zverkut të lëmuar, të supeve venusiane e të bustit të kolmët palestroid. Agimi u moleps i tëri e sikur fliste me vete: si s’e kisha vënë re më parë..! Ecte e ecte si një guak.
Sinqeriteti, ndjenjësia shoqërore, miqësore, s’kish më pushtet mbi fuqinë e zgjuar brenda tij, një tjetër Agim i transformuar kish marrë një tjetër formë.
Nxehtësia e nebulozave diellore që vinte nëpërmjet rrezeve shigjetare nga Qafa e Bodinokut, përplasej mbi fytyrat e tyre e në vilat e pjekura të mareve treteshin në klorofilën e kaçubeve të dëndura të anërrugës.
Një zë i brendshëm i përgjigjej atij si në përhumbje: -Ku po shkojmë kështu me këto ëndërrime..? Nga zabeli i Qafës iu përgjegj Shpresa po me notat e një mërmërime:-Në mëkatin e Evës dhe të Adamit. E kjo ishte një pyetje nga më idiotet që mund të bëhej në ato çaste.Të dy ndjenin gjakun t’u rridhte nga goditjet e vrullshëm të zemrës, e cila sa nuk po u dilte nga krahërori, ndjenin lëngun jetësor që u harbohej brenda qenies.
Në mënyrë krejt instiktive, sapo kaluan kthesën e rrugës e fushimi u fsheh pas gjelbërimit të ullinjve,dora e Agimit u mbështet tek dora e Shpresës.Ajo, e nxehtë valë, dredhore, e butë si pushi i një koteleje, iu nënshtrua shtërngimit “brutal” të dorës mashkullore.
– Hë Agim ! Qenke në dyzen, çdo gjë në rregull, s’paske nevojë për instruktazh, -foli si me shpoti pushti Bardhyl.
– Bardhyl, ec e shkojmë ne tek kjo anë se po na ikën koha, “koha është flori e shkuar floririt Tunxh o bir”- u hodh Naxhije buçja e të dy u futën në një shkurretë të madhe, e cila gëlonte nga maretë e stërpjekura rreth e rreth.Bardhyli, si një Kazanovë që ishte duke lëpirë jargët, e ndoqi pas tërë qejf, duke mërmëritur vargjet:

Unë do të shterrem në trupin tënd
siç shterret një lum në shkretëtirë,
Asgjë tani s’më vjen ndërmend
veç kurmi yt dhe e lumja dëshirë.

Ashtu të kapur përdore Agimi dhe Shpresa u qasën më tutje, në një vend si të fshehtë, por të mbushur me bar e fier.Të dy ndjenin flukset e një frike në drithërimat që kishin marrë jo vetëm duart, buzët, por i gjithë trupi.
Agimi ia ndjente rrymën e frikës tek Shpresa nëpërmjet drithërimit të dorës të mbështetur në kofshën e tij, në sytë e saj që i ndizeshin zjarr, nga të cilët vinte ajo nxehtësi e panjohur epshore e gjeratëhershme. Instiktivisht, me një memecëri të plotë, e shtrëngoi në kraharor, i afroi buzët dhe u puthën me buzët që u dridheshin që të dyve, por njëkohësisht ushqenin afshin e njëri tjetrit.Ai ndjeu rrymën e nxehtë që vinte nga gulshi i gjokseve të saj,që këcenin përpjetë.
Më shumë se asnjëherë, Agimi ndjeu që ajo të shembej në gjoksin mashkullor gjysëm të shkopsitur, ndjeu prekjet e gishtave të nxehtë mbi lëkurën e tij si flakërima zjarri.E ngjeshi pas vetes duke i përkëledhur majat e gjirit ftujak e të fortë, siç dukej të “palëruar”, kërkonte me ngulm buzët që përcëlloheshin në një zjarrmëri që vlonte.Gjuha me lëngun e jetës përkëledhi buzët e saj e ajo i kafshoi lehtas gjuhën duke rrëshqitur duart poshtë me përgjërime.Përmes qerpikëve pothuaj të mbyllur, në zjarrmërinë e lotit të syve, lexohej pafajësia mbytur nga ndjenja epshore, e cila si një demon ish zgjuar kaq befas nga katakombet e thellësive.Zemra trokiste si trokashka e mullirit mbi shputën e dorës e ndizte më shumë ndjesitë epshore.Shikimet u errësuan, buzët në natyrshmëri kërkonin thithkat e sisave, ndoshta dhe si një remineshencë fëminore për qumështin mëmësor.Dora e saj zbriste poshtë e më poshtë në kërkim të mollës së ndaluar teksa gjiri ftujak gulshonte nën trysninë e zemrës-trokashkë.
Luaneshat e dëshirave u përkulën para tyre; gjithë qenia u trand para një gazele.Në një pa vetëdije, si në një ëndërr parajsore, ku gjithçka është mbuluar nga një purpurant, e që të dy ndjehen si në rrethin e shtatë; dora mashkullore rrëshqiti në trupin që dridhej, ndali në unazën kërthizore, lehatas futet në të mbathurat, e ndalet në ballinën e dhjamosur e të qimezuar të buzëve të mëdha duke i përkëledhur me një epsheri.Dora u qullos.Me një dridhje frike për çka po përgatitej të përjetonte, me një angështim gati gati në lotëri, me zërin në një vibrato në të qarë,Shpresa i flet Agimit:
-E kam të parën herë, të lutem të mos bëhem budallaqe, në kësi punësh përvojë nuk kam, nuk di çfarë të bëj, jam në dorën tënde.-
Partneri hoqi dorën menjëherë. Një thirrje e brendëshme e gjykimit mendor godiste fort në lobet e trurit me çekiçin e gjykatësit, ku në një çast triumfoi mbi ndjenjat e pasionit seksual.Ngrihet ndenjur, distancohet paksa nga ajo fytyrë e gjoks i kuqëluar e i djersitur nga gulshet që vinin nga thellësitë e shpirtit femëror, e me një zë pendues i drejtohet :
-Më fal, nuk dua të të bëj keq,më fal. Ti je një vajzë e mirë, e edukuar, e sjellshme e padashur ramë viktima të një vagabondeje dhe të një pushti. Ti e meriton që vajzërinë tënde t’ia dhurosh një djali të denjë për shok jete, në të mira e në të liga.Më fal edhe një herë për tundimin që të shkaktova.
Një freski brymore vinte si një agshol nga Qafa e Bërzezit. Shigjetat kuqërreme të diellit në perëndim, pak si të vagëlluara, gati sa s’po treteshin mes kurorave të ullinjve të Bodinotit.
Shpresa me sytë në lotëri, me trupin që dridhej si ajo purteka në rrymën e një lumi, iu hodh duke e gushuar vëllazërisht e me ngashërim duke i thënë:
-Të më falësh ti mua, në jetë të jetëve, do të kem vëllain tim.Në këtë botë, po, po, ka dhe njerëz kaq të mirë sa dhe ti. Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore…

…Sapo zbriti të tëposhtën e rrugës ushtarake, Agimi me infermjeren e re Shpresa Moku, u nda kokëulur e rrëmbimthi u fut në dhomën e oficerave.

Çlirimi, gjysëm i përgjumur e pikasi shqetësimin e nervozizmin e tij.
-Hë! Çfarë ke që më turfullon o praktikant i Kazanovës, të dehën maretë ..!?
– Lëre Çlirim , më duket se e menderosa, më duket se s’ka mbetur më asgjë për t’i propozuar Fluturës fejesën, e djallosa fare sot-tha Agimi i pikëlluar.Më duket sikur mbi shpinë, sa shkëmbi i Vajes, më rëndon një gur pendimi.
Megjithëse e njihja shpirtin tundues dhe sinqeritetin e Agimit, për ta çliruar disi, bisedës i dhashë disa nuanca shakaje, duke bërë të paditurin.
-Cili paska qenë viktima e radhës e pasionit tënd dashuror, o Kazanovë e mareve të pjekura?
-Lëre , lëre! Ishin tjetër lloj mareshë ato që kish përgatitur kodoshi Bardhyl dhe Nexhmije buçja.Ishallah s’më ka parë e nuk e merr vesh Flutura.Nuk e di se si do ti dal tani përpara , apo s’ka një shqisë të shtatë ajo për të nuhatur gjëndjen shpirtërore; ka një ndjesi perceptimi të veçantë me të cilën të lexon mendimet e veprimet e kryera.Me sa shihet, duke gicërruar prushin ndjenjësor epshor, ajo si në një ekografi të lexon karakterin e momentet që përjeton.
-Të paska hyrë mëkati i bërë gjer në palcë!…
– Ndjehem shumë keq, Çlirim. Ti e ke në terezi se e ke kapërcyer punën tënde me Vjollcën. E ndjej veten shpirtërisht tradhëtar, të pabesë, të dobët në karakter, të nëpërkëmbur e të bratkisur si një qen.
Ti e di ,me ty kam trazuar dhe gurët e themelit të shpirtit.Flutura do më kthej krahët.Ajo me një shikim zhbirues, do të kuptojë se çka ndodhur, më saktë do të nuhasë gjëndjen time shpirtërore. Nocioni i faljes për të tilla gjëra tek ajo nuk gjëndet në asnjë skutë të zemrës.
-Pa hë ..!O gjuetar i “mareve”, a u ngopët ndopak andej nga Qafa e Kuçit..?
-Çlirim, në do të më ndihmosh ta ndreq këtë çmënduri që më zuri , më ndihmo me Vjollcën, në daç më ler të groposem, më le në këtë hall që më ka zënë.
Me duart që i dridheshin, Agimi, si në belbëzime, filloi të tregonte çfarë i kishte ngjarë tek zabeli.

…Qielli mbi fushim heshtëte nën një pezm që sa vinte e fluronte nën muzgun e bruztë.Tutje, tek rrethorja e pushimit, një dialog therës, analog me atë të dhomës së oficerave, kish filluar të valëzohej në ulje ngritjen e një bunace shpirtërore tek Flutura Çoçka dhe Shpresa Mokut.
Që atje, vinte e përplasej në xhamllëkun e dritares së oficerave një zë vibrato në akordet e një gjuhëpreri të Shpresës.Ata zëra vinin si pendë kerubinësh * e goditnin si Fluturën e Shpresën që dialogonin nën mërmërime dhe fytyrën e Agimit. Halli i shpirtit i përshfaqej para syve .Ndjenjat, të strukura diku thellë sikur dale jashtë loje, si e mbuluar me një tis mjegullor, si një mizaskenë Shekspiriane; nuk ishin më një ëndërr e keqe, por një përballje, viktimat e së cilës po ecnin dejshëm në urën e Taksiratit.
Agimi vuri duart në tëmtha, të cilat i gulçonin nga zierja e një zjarrmërie, sa që po i çahej koka.Mori një grusht ujë nga paguri dhe ja hodhi fytyrës. Syri me një strabizëm nga këto përvuajtje, dalloi që larg shkëndia shprese që përplaseshin në xhamin e dritares, me cilësinë e një agu, përzjerë me ngjyrat e muzgut që po binte si një penel i Salvador Dalisë. Ndjeu në kraharor një copëz gëzimi i cili tentonte të zgjonte skutat e zemrës; një dritë e pakuptueshme që nuk mund të shpjegohej me dritësinë që vinte në ato çaste nga sytë e ç’terrur të Fluturës, bërë njësh me muzgun që sapo kish filluar të binte.

Po përjetonin një gëzim, –frikë të fshehtë në atë gjysëm errësirë të pas dritares, duke mos e ditur nëse e meritonin vallë këtë gëzim që vinte nga tenda e pushimit, apo ish një iluzion që mendja kish mundur ta shpikte..!
Për Agimin, ato çaste s’kishin shumë rëndësi , edhe pse ai me përulësi të thellë e kërkonte në vetvete; rëndësi kish çfarë i thosh zemra.A kish mundur ndjesia të dilte nga thellësi e saj e të çilte përsëri si një zambak i Prizrenit? Zemra kish rëndësi, se mëndja prej saj në do të vihej përsëri në peshore.
Rëndësi kish, se ai kish filluar të ndjente bisqet e besimit të bulonin dhe pse me autoritetin e mashkullit mendonte se e meritonte këtë gëzim, apo ajo endej në kolovajzën e mendimeve të tij veç si një dëshirë..?
Kjo s’kish shumë rëndësi; tani e parë ish të kapje ato rreze drite që përshkonin, që nga sytë e Fluturës këtë muzg të bruztë, e që përplaseshin në qelqin e dritares së oficerave. Rëndësi kish t’i thurje ato rreze e me to në avlemendin e dëshirave të endej koha që do të sfilonte në të ardhmen dashuria e tyre.Kjo kishte shumë rëndësi , sepse ai mendonte se e meritonte këtë mendim. Ky gëzim i kish zbritur që nga lart si Shën dashuria “Diell”, në një qiell të zymtë.
Agimi ishte 22 vjeç, me pak eksperiencë në kësi punësh e mund të ngecte si miza në mjaltë.Pa eksperiencat e duhura të vetë jetës, ndoshta si kjo e sotmja, jo nga ato që na ngurtësojnë e na bëjnë të dukemi “burrëror” para kohe, as nga ato që na tkurrin në vetëvete e që ndikohemi nga një un’ i brendshëm, trandeshent e që na mpakin guximin për karshillëk.Ndoshta në këtë moshë ndodh të mos jenë formëzuar mire ato eksperienca që na nxjerrin në dritë, se kush jemi në të vërtetë e çfarë duam.Ai ishte singëll në kuptimin social, megjithëse trokitjet e para, më tepër dëshirore, i kish ndjerë që në vitin e fundit të gjimnazit, por gjithçka kishte mbetur si një kujtim i bukur i adoleshencës.Tani po, ish i bindur se trakullorja e dyerve të shpirtit kish filluar të trokiste në zemrën e tij.Tek rrinte I mbështetur në parvazin e dritares, tashmë të hapur dy kanatash, ai e ndjente atë trakullore të trokiste me ngulm në dyert mishtore të kraharorit.Ndjente atë shikim befasues, shkrepandritur të Fluturës, buzëqeshjen a saj naziqe zërin e kursyer tek dilte aq ëmbël nga ato korda dashurore dhe si në fletën e parë të një pentagrami,stampoheshin befas në fytyrën e tij.
Gjithçka ish si një llampë e zbritur nga tjetër botë parajsore dhe që ndriçonte sytë e buzët e tij, ish si një ëndërr, ku të duket se po fluturon në një qiell të shtatë, por që e përjeton me sytë krejt të hapur e mendjen të zgjuar.Gjithçka vinte si një lumturi në amëshim…

…Atë natë në fjetoren ku ish Flutura Çoçka, në krevatin e saj, nuk kish gjumë.Shpresa me lot në sy i tregonte fije për pe ndodhinë e asaj dite, qëndrimin e Agimit (sigurisht intimitetin e duarve dhe të buzëve ajo e mbajti thellë në shpirt për vete, si një mrekulli të natyrës femërore).
– Flutura ! -thosh Shpresa- Agimi është një djalë i mrekullueshëm, do të bësh gabimin më të madh të jetës tënde në rast se e refuzon dashurinë e tij. Do ta kesh shokun më të mirë të jetës, mos ngurro…Ky fat një herë të vjen në shtegun e jetës.

…Të nesërmen e asaj nate pa gjumë, në pushimin e drekës, Flutura i afrohet Agimit gjasme për ta pyetur për stërvitjen e nesërme, por çdo gjë merr tjetër udhë.
Agim- i thotë Flutura – dhelprat të ngrohin me përkëledhje e joshje vështrimore, por s’mund të marrësh lule në parajsë e t’i mbjellësh në ferr.
Në këtë moment Agimi gjen rastin tìi tregojë ndodhinë se si ranë viktimë e një vagabondeje e të një pushti. Flutura , me një fytyrë pak në të vrejtur por, që fshihte agimin e një dite të re , e ndërpret:
– E di, e di – më tha Shpresa – ndaj dhe unë po ta them mes shoqesh, në sy : Të dua e do të dua në jetë të jetëve, çdo gjë në të ligë e në të mira dua ta ndaj me ty.
Unë e ndjej pendimin tënd edhe pëshpërima më e vogël, kur del nga thellësia e shpirtit, mund të dëgjohet mbi zulmet e një ushtrie, kur ajo thotë të vërtetën e vetëm të vërtetën.
Jam e bindur, se edhe sikur të ngrihet dallga më e madhe nga thellësia e deteve , lavdi zotit që unë e kam limanin e dashurisë tënde, ku mund të qetohem.
Krahu i një laureshe, që u ngrit nga çerdhe e saj, shkroi në qiellin e kthjellët rrugën e lumturisë të dy të dashuruarve.
Në atë udhë i shoh edhe sot mbas dyzet viteve tek ecin të kapur doras ne lumturine e tyre.

*kerubin- zogj mitologjik

Sipas një sinopsi 1972

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s