Poezi nga Rrahim Ganiu
RRUGA E FATIT
1
Fati dhe përvoja ime
Janë kreshtë e ashpër
Që më shumë duhet të ngjitem
Sesa të eci me këmbë të lira
2
Nuk kam asnjë
Porosi
Për të ardhmen
Të kaluarën e kam
Në pëllëmbë të dorës
Po sot nuk e di se ku
Më shpien dita
3
Nga fati dhe përvoja ime
Mësova
Se çdo gjë në çdo moment
Mund të ndodhë
Çdokund është qendra
Unë di vetëm për gjëra
Të forta
E ulurima ujqish
4
Jam gjithmonë udhëtar
Që dua të riatdhesohem
Nganjëherë kërkoj atdhe
Edhe mbi yjet
E dhëmbët na ranë
Në shëtitje midis
Skillës e karibdës
Se di nëse u ngjitëm në një
shkallë
5
Qoftë e bekuar
Nga Zoti
Imtimja ime
Peshore e vërtetë
E ëndrrës sime
Fluturuese
E me këta dy duar
Do ta pastroj
Dimrin e madh
E do t’i dal zot
Drurit të pagdhendur
E urtësisë së vjetër
e të re.