Poezi nga Hajdin Morina
KOMUNIZMI DEMOKRATIK
Diferencimi ideopolitik
tash kamuflohet,
por është i paskrupull,
tmerrësisht i thellë,
rrugën
nga t’shkojnë n’shkollë fëmijët
pa asfalt ta lënë,
rrugën e fëmijëve të tu
që janë njësoj
si fëmijët e korrierëve
dhe të aktivistëve
të partive politike,
njësoj si fëmijët e fëmijëve
të ish-aktivistëve
dhe spiunëve të Lidhjes Komuniste,
sepse fëmijët tanë
janë doemos
fëmijë të Kosovës,
të këtij shtetit tonë
më t’ri n’botë.
SHKRIMI I VJETËR
Paleografët e verbër
thanë emri yt s’është
në lëkurën e shkrimit t’vjetër.
KOHË T’ARDHME KA N’GRAMATIKË
Në ty n’mue zune n’thue,
as kësaj radhe
s’arrin n’kohë t’ardhme.




























Leave a Reply