Poezi nga Alma Braja
Shelg pikëllues
Ikën njeriu zonjë,
ikën kur qiejt hapen e përpijnë ujra.
Përpijnë dete e lumenj,
nektarin e luleve përpijnë.
Ikën njeriu e pas nuk lë gjë.
Ikën!
Rritet njeriu, rritet e rrënjë lëshon,
e degë të shumta krijohen e rëndohen.
Zonjë e ke parë shelgun pikëllues?
Degët i ka së poshtmi.
Shikon qiejt në pasqyrim e vjen një ditë e thahet.
Ikën njeriu zonjë, kur qiejt hapen e përpijnë ujra.
E i themi njëri tjetrit:
“Na ishte njëherë, një shelg pikëllues…”




























Leave a Reply