Poezi nga Bledi Trebicka

 

BINARË TË THYER…

Prej gonxhes së çelur
pas hekurave nuk ranë petalet
po vyshken…,
nuk di pse zgjodhe ikjen
dhe vjeshta fryn kaq e dimërt.
Të kishe dhënë një përgjigje
për ndryshimin e ikjes nga dashuria
dhe mbarimin e saj…
një mal u bë me heshtje.
Sikur dija sa durojnë pritjet
te betohem nuk do ti drejtohesha
në çdo zgjim diellit
duke mbajtur mes gishtash imazhin tënd.
Nuk ti di udhët
përveç se atyre të brendisë
një pritë s’kam dot ku ta ngre
më vodhe ç’ zgjove,
as nuk di si kursehet ç’ ndjej
dhe ndjek tani trokthin e ëndrrës.
I ke vënë re ndonjëherë ata vagonët
të mbetur jashtë shinave
që duke u ndryshkur lejojne grafistët
të pikturojnë përçmimin e kohës…
Apo e di përqindjen e kripës
në shijen e lotëve
binarëve të thyer prej dhimbjes?

 

E NJËJTA NGJYRË…

Ti je si vjeshta
çdo natë mbyll qepenat e ëndrrës
duke dëgjuar kapërdinë e fundit
të thotë dhe pak
dehur me shijen tënde fle…
Quaje gjumë…
Agun e ke të flladët
në përpjekjen e qerpikëve të hapen
gjej veten të të dua pak më shumë
shijen e mbrëmjes
e me rritet një etje e re.
Mesdita të diellta
si ndjesitë e nëpër mua
gatuar me ngjyrën tënde
e njëhësuar pothuajse.
Në muzg seç ke një blu
që në portokalli
sikur nuk do të ngjyhet
mbremjet sa të bukura i ke!!!
Urtuar dëshiroj prurjet e tua
e begatë, e lartuar
me buzëqeshje më ushqen
e pa ngopur fle…
Quaje gjumë, mos lodhjen
e hapave të tua brenda kokës.
Për të të dashur në zgjim
pak më shumë se çdo dje…

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,277 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List