Massimo Gramellini
Kalendari poetik: Massimo Gramellini 1960
U lind më 2 tetor 1960 Massimo Gramellini, gazetar, shkrimtar, udhëheqës TV, zv/drejtor dhe botues i gazetës Corriere della Sera. Në vitin 1993 qe i dërguar special në luftën e Sarajevos së rrethuar nga kriminelët gjakpirës serbë. Kam sot për ju këtë poezi prej tij, që më erdhi krejt natyrshëm në gegnishte:
MOS ME TË DASHTË KUSH…
Vuejtje e madhe mos me të dashtë kush
por jo mâ e madhja.
Vuejtja mâ e madhe asht mos me të dasht mâ.
Kur ndjenja asht në nji kah,
e dashtuna
mjaftohet m’i ra mohit ndjenjës së vet.
Na hjek çka na ka pas dhanë
dhe kjo veç në përfytyrimin tonë.
Por kur nji ndjenjë e ndërsjelltë fiket krejt,
përdhunisht ndërpritet ajo rrjedhë energjie e përbashkët.
Dhe kush braktiset,
ndihet i shijuem,
si karamele e hidhët pështymun përtokë.
Fajtor ndihet,
fajtor për diçka qi s’din si m’e spjegue.
© shqipëroi Maksim Rakipaj