Edicioni XIII: Luljeta LLESHANAKU (Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Luljeta LLESHANAKU (Albania)
 
Luljeta Lleshanaku kalindur në Elbasan. Është diplomuar për Letërsi nëTiranë. Ka ndjekur Programin Ndërkombëtar të Shkrimtarëve në Universitetin e Iowa-snë SHBA në 1999, dhe është diplomuar për Master nëArtet e BukuranëWarren Wilson College, po në SHBA në vitin 2012.
Eshtë autorja e tetë vëllimeve poetike në gjuhën shqipe dhe e katërmbëdhjetë vëllimeve të tjera të botuara nëgjuhë të huaja.Është fituesja e çmimit ndërkombëtar “Kristal Vilenice 2009”; e çmimit “Penda e Argjendtë 2000”; e çmimit “Autorja e Vitit” e Panairit të Librit 2013 nëTiranë; e çmimit“Kult 2013”, fituese e Panarit të Librit në Prishtinë, për vitin 2013, fituese“Pen Albania 2016”, etj. Libri i saj i fundit i botuar në gjuhën angleze është fitues I çmimit “English PEN Award 2018”, dhe është përzgjedhur finalist për çmimet “Pen America 2019”, “GRIFFIN 2019”, etj .
 
 
MISTERI I LUTJEVE
 
Në familjen time
Lutjet bëheshin fshehtas
me zë të ulët, me një hundë të skuqur nën jorgan,
gati mërmëritje,
me një psherëtimë në fillim dhe fund
të hollë, e të pastër si një garzë.
 
Përreth shtëpisë,
kishte vetëm një palë shkallë për t’u ngjitur
ato të drunjtat, të mbështetura gjithë vitin pas murit,
për riparimin e tjegullave në gusht para shirave.
Në vend të engjëjve,
hipnin e zbritnin burra
që vuanin nga shiatiku.
 
Ata luteshin duke u shikuarsy më sy me Të,
si në një marrëveshje kryezotësh
duke kërkuar nje shtyrje afati.
 
“Zot, me jep forcë!” e asgjë më shumë,
se ishin pasardhësit e Esaut,
të bekuar, me të vetmen gjë që mbeti prej Jakobit,
– shpatën.
 
Në shtëpinë time
lutja ishte një dobësi,
që nuk përflitej kurrë,
si të bërit dashuri.
Dhe njësoj si të bërit dashuri
pasohej nga nata e frikshme e trupit.
 
 
 
MESHKUJ
 
Qenia njerëzore është si një gjuhë e vdekur
prej saj mbetet vetëm një shprehje, citim, apo një fjalë e vetme.
 
Por një baba pa djem është një mutacion;
emri i tij do të qarkulloje nga njëri vesh në tjetrin
përmes një fryme të pastër femërore
i artikuluar si një ëndërr pa konflikt
e vështire për t’u mbajtur mend të nesërmen.
 
Gjashtë vajza; secila prej lindjeve qe një dështim
si tregtari i arit
që kthehet në shtëpi vetëm me mëndafsh dhe çajëra kurues.
 
Pa një djalë në familje,
pa një lumë për të derdhur mbeturinat toksike
të zemërimit të tij bardhë e zi.
Pa dikë për të parashikuar luftën në skeletin e kafshëve të shtëpisë
pasdarke,
– luftërat, lindje tvdekjet
kur jeta dembeloset në paqe.
 
Qeliza e tij është një shpellë
me skica naïve prej karboni:
gjahtari kundër bishës, gjahtari kundër natyrës
deri në castin kur një grua shfaqet afër zjarrit.
Atëherë e tij fuqia zhvendoset nga muskujt
tek sytë
dhe këndi i shigjetës bëhet i paqartë.
Ky është fundi i epokës së akullit
dhe fundi i qartësisë.
 
Dhe është një secret që i përthith burrat nga brenda
siYjet Xhuxha,
duke i transfomuar nga të verdhë, në të bardhë
dhepastaj … të zinj, një njollë në kozmos.
Pa një djalë për t’ia përcjellë këtë
jo vetë të fshehtën
por artin e vetmisë.
 
 
 
ME FATIN E SHKRUAR NË FYTYRË
 
Shoku im i bangës në shkollën fillore
kishte gishta blu, buzët blu dhe një vrimë të pariparueshme blu në zemër.
I shënuar me vdekje.I padukshëm. Ai vetëm ruante rrobat
i ulur mbi një gur, jashtë fushës së lojës,
asaj alkimie djerse dhe pluhuri.
 
I shënuari për të qenë mbret
është i ftohtë, i gatshëm për një rënie të lire,
i lindur para kohe nga një mitër e palumtur.
 
Gruaja flokëkuqe që pret për natë burrin e pirë
do të vazhdojë ta presë kështu edhe një qind vjet.
Nuk është faji i alkoolit.Ajo ka pritjen t’vulosur në fytyrë.
Dhe ai ndodhet krejt rastësisht në këtë akt
sa spektatori i rastit
që shiu e futi nga rruga në sallë.
 
Po kështu nuk është faji i luftës që i merr jetë ndjaloshit
me sy të trishtë. Ai ishte i prerë për listat e rekrutimit.
Melankolia është arsenali bazë i ushtrive.
 
Kurse ai që është vulosur me mbijetesë
do të vazhdojë të ushqehet me këlyshët e tij, si ariu polar,
pa e marrë kurrë vesh se moti është ngrohur.
 
Te gjithë të mbyllur si teoremat. Qielli i tyre
eshtë një shtëpi e marrë me qera,
ku nuk mund të ngulësh as edhe një gozhdë më tepër.
 
Në pritje të një urdhëri të dytë,
të cilin do ta injorojnë gjithsesi,
me krahët lidhur pas lopatave dhe veshët zënë më dyllë,
si njerëzit e Odiseut, në shtegun e sirenave.
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s