Edicioni XIII: Nicola ACCETTURA (Itali) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Nicola ACCETTURA (Itali)
 
I diplomuar në kimi industriale, në fillim ka punuar në industri kimike. Pas një krize relative të ndërgjegjes, i është kushtuar mësuesisë si docent matematike dhe kimie. Përveçse poet, është autor sprovash dhe tregimesh, disa nga të cilat janë pranuar nëpër shkolla dhe në Universitetin e Barit. Mjaft poezi të tij janë përkthyer dhe janë botuar edhe në Poloni, Shqipëri, në Serbi dhe në Kanada.
Ka marrë pjesë në ndonjë çmim letrar ku ka fituar diçka, po parapëlqen të mos flasë për të se i vjen pak turp. Frymëzohet nga poezia e përfshirë në çështjet e kimisë, të fizikës, të matematikës, të shkencave shoqërore zakonisht poezitë e veta me një referim të shkurtër ndaj temës përkatëse shkencore.
Bën pjesë në redaksinë e revistës letrare “La Vallisa”.
Prej shumë vitesh, nga ana tjetër, përpiqet të përhapë dashurinë ndaj letërsisë, nëpërmjet leximit në publik të veprave letrare dhe teatrore, qoftë në mënyrë individuale, qoftë në shoqëri të njerëzve të tjerë të pasionuar.
 
 
 
LIDHJA KOVALENTE DHËNËSE
 
Akoma s’të dashuroj,
Megjithatë e di që të dashuroj.
Më jep diçka nga vetja
Që ta bëj pjesë të vetvetes,
Më huaj diçka nga vetja
Që të të jap më shumë.
Kjo është ora
Dhe çdo orë është ora
Që të hedhim spirancat në këtë vrull
Kohe dhe energjie
Dhe mandej të mundemi më poshtë
Të zhytemi
Drejt maksimumit të forcës
Dhe të tjerëve, atyre që mbeten
Do t’u lemë zinxhirët e thyer
Që të përpihen.
 
Lidhja kovalente dhënëse formohet midis një atomi me një çift elektronesh të lira dhe një tjetri me mungesë elektronesh të jashtme. Formimi i atij lloji të lidhjes stabilizon sistemin, çka i përgjigjet një minimumi energjie dhe një maksimumi force të lidhjes. Procesi në fillim kërkon energji që mund të akumulohet me përplasje të rastit – po sa fillon çliron sasi më të mëdha energjie që e ushqejnë vetë procedimin e dukurisë, duke e lehtësuar. Sasitë e mëvonshme të energjisë së fituar kështu kalojnë së jashtmi, duke nxitur procese të mëtejshme.
 
 
 
MATERIA DHE ANTIMATERIA
 
Në fillim u ndamë
Dhe një luginë e lartë u vendos midis nesh.
Kurrë s’mora vesh psetë
Dhe gjithashtu qysh-et e dukurisë
Dhe kur-et
Ia lyp
Çdo drejtëze të pafund
Që Gjithësinë e tërë, të mbyllur
Shpon
Pa ditur gjë për kohën,
E rrëmbyer nga zbrazësia
Dhe e vendosur në zbrazësi.
Kështu që s’do të ndahemi kurrë
Do të jemi energji hyjnore më e lartë
sepse
Lindëm nga energjia
Dhe në atë ende, të bashkuar
Do të rihumbasim kohën.
 
Duhet të kthehemi mbrapsht të gjithë,
Do të duhet ta bëjë gjithçka.
 
Materia dhe antimateria u ndanë në çastet e para të formimit të Universit, nga shpërthimi paraprak i energjisë, me një mbizotërim akoma të pashpjeguar të materies.
Në fakt, e kundërta e kësaj ngjarjeje paraprake, domethënë bashkimi midis dy pjesëzash të kundërta (bie fjala, midis një neutroni dhe një antineutroni) e asgjëson masën që shndërrohet e tëra në energji.
 
 
 
TANI NGJET
 
Tani ngjet
Që dridhen atome
Dhe hidhen energji.
 
Si ndodh që të jetë.
 
Si
Është
Dhe ndodh të kesh iluzionin
Se është gjëja jote
Jeta jote.
Molekulat s’e dinë
Që ti pa e ditur i përshkon;
Je një pengesë e lënë pas dore,
Një kalim i shpejtë.
 
Midis atomeve që përbëjnë trupin tonë ka, sipas të gjitha gjasave, disa që janë formuar pak a shumë 14 miliarda vjet më parë, në zemrën e yjeve të parë që të hidhen në Univers nga shpërthimi i këtyre të fundit, sapo ka arritur fundin e jetës së tyre.
Tërësia relative e këtyre atomeve do të mbetet e pandryshuar për pjesën tjetër të jetës së Gjithësisë. Një person që ka jetuar 100 vjet i ka përdorur këto atome për më pak se 0,000000001% (njëmbëdhjetë zero pas presjes) të jetës së tyre aktuale. S’e dimë sa do të zgjasë kjo Gjithësi, po çdo çast që kalon vetëm sa e pakëson këtë përqindje të mjerë. Përveç meditimeve mbi shkurtësinë e “kalimit tonë jetësor” mbetet dyshimi se midis atomeve, jetës, kohës, Gjithësisë, neve vetë kush është ai që përshkon diçka dhe ai që përshkohet nga diçka.
 
Solli ne shqip Klara Kodra
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s