Edicioni XIII: Slavica Gaxova SVIDERSKA (North Macedonia) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Slavica Gaxova SVIDERSKA (North Macedonia)
 
U lind më 1984. Është poete hulumtuese, përkthyese letrare, doktoresh e teorisë së literaturës. Është autore e librave me poezi “Infinity” (2001), “Letters” (2012), “Politics of Love” (2015), “Bodies” (2017), si dhe studimet “Letërsia dhe ligjëratat e pushtetit” (2013) dhe “Sensi dhe Absurditeti”. Ajo hulumtoi ligjeratat e pushtetit dhe dhunën politike në literaturë. Në 2012 ajo u nderua me çmimin “Enhalon” në mbrëmjen Poetike të Strugës. Në 2016 ajo mori çmimin “Karamanov” për librin e poezisë “Bodies”. Poezia saj eshte botuar ne disa antologji te poezisë bashkëkohore Maqedonase dhe eshte përkthyer në: anglisht, kinezisht, arabisht, çekisht, sllovakisht, serbisht, boshnjakisht. Ajo është themeluese dhe botuese e shtëpisë botuese Vostok. Ajo përkthen poezi dhe proza nga Sllovakishtja.
 
 
 
HATROGRAFIA E VETVETES
 
Në bebëzën e syrit
barti agimet dhe perëndimet e diellit
që i kanë sjellë nëna, babai,
gjyshja dhe gjyshi im
pastaj nënat dhe baballarët, gjyshet dhe gjyshërit e tyre
dhe të gjitha pulëbardhat mbi Detin e bardhë
edhe ato korbat e zi mbi Detin e zi
dhe të gjitha mjegullat mbi Detin e kuq
dhe Detin e vdekur me ëndrra të shndërruar në kripë
dhe plagët në vendin e flatrave
në vete kam edhe ujdhesë gjarpri
i kam në dy fytyrat e Isusit
 
dhe freskat e renesancës engjëllore
në vete barti një Olimp
me plot vetëtima në vete
që vetvetes i hedh bubullima
 
Unë me vete barti Saharën
dhe muzikën e Afrikës së veriut që e këndojnë burrat
që e këndojnë qelizat femërore
dhe të gjitha Babçorkat(1 ballkanike në mua
thërrasin një burrë të panjohur
dhe maje lartësish të panjohura, pa flamur,
humnera me thellësi dhe klithje me gjuhë të panjohur
kam kolendra dhe kaktus
një botë të trazuar dhe një lule të tharë
në një libër të lashtë me njohuri të fshehtë
që nuk di ta lexoj.
 
 
AFRIKANE
 
Më duhesh si zotëri i bardhë në mesin e njerëzve të zi
të të adhuroj si Perëndi
si Ekuatori që na ndanë për gjysmë
fatamorganë dhe dehidrim
për çdo vit hallkë e re në qafë
për çdo muaj vallëzim ritual
për çdo ditë vdekja të troketë në derë
për çdo natë barku të ngjitet për kurrizi
për çdo orë ëndërroje për bukë
për çdo minutë shfarosje të planifikuara
për çdo sekondë lindje të shumëzuara
më dukesh si nomad në shkretëtirën time
heretik nëpër rërë
gjej oazat
dhe atje shpërngulu si mëkatar
 
 
 
ARSYETIM I RI
 
Më falni
por
kur të shpërngulem tjetërkund
me vete i marr të tri liqenet
dhe tokën rreth tyre
Qiellin mbi ato
mjegullat dhe
zogjtë shtegtar me ato
këngët nëpër fytet e tyre
rrugët e shkruara nën flatrat e tyre
dhe kthimin
e tetuazhuar me kodin gjenetik
të buzëqeshjeve të djeshme
dhe bukën e nesërme
ndaj për këtë shkak
kuferin e kam
kaq të rëndë
 
Përktheu: Remzi Salihu
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s