Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
RROFSHIN GREVAT
 
Atje në sfondin e vjetërsirave të një stacioni,
në këndin e mbeturinave të të tjerëve,
ndjejmë tmerrin në kokë,
më tepër po të kërkoni,
ajrin e ndotshëm që na ngrihet kanotjereve.
 
Prandaj ulërasim “ e palarë është bota “ ,
ajo vetëm sa vesh maskën e larë,
i rrjedh pisllëku hipokrit nëpër venat e kota
dhe nuk shqetësohet
për të vdekurit e gjallë.
 
Të lumtur që sot nuk u nisën trenat e linjës
dhe nuk na zgjuan vagonave të braktisur sirenat.
Mundem të shijonim.
Të vetekënaqur tej së mirës,
ligësisht po ulërasim “ rrofshin grevat! “
 
 
 
JETË KLANDESTINE
 
Kam ardhur sërishmi, rastësisht te ky vend,
tek ky qytet, midis hapësirës Emiljane.
Jam burrë i joshur, madje edhe jetën e çmend,
por heshtjes fshihem prapa një ofshame.
 
Aktorët kanë ikur. Miqtë, vuajtjet. Tej tehu
Ca gjurmë meskine dhe asgjë më tepër…
Stacioni i trenit nën shi, ndërsa shfaqet diku
dhe vagoni i i braktisur, shtëpia ime e vjetër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s