Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

ËSHTË VONË

Është vonë të heq dorë nga ca huqe,
E lodhjen nga vitet të gjej si shkak.
Unë do vazhdoj të të dua pa kushte,
Edhe nëse e di se ti më do më pak.

Është vonë që të bëj llogari të kota,
E për shorte burrash e grash të flas.
Ty të kam zgjedhur pa krijuar bota,
Gratë e tjera!? Ato erdhën më pas.

Është vonë që të kafshoj dhe buzën,
Kur them:-Ecë para meje jo përbri!
Ti je prijësja që më ndriçove udhën,
Unë putha gjurmët ku ke shkelur ti.

Është vonë të gjej imazhin e vjetër,
Ku burri fletë i fundit si në një lojë.
Ishe ti që m’i ktheve buzët në letër,
Po nuk shkrove ti, mbetem pa gojë.

Është vonë që si një djalosh të qeshë,
Si kur flisja për ty në një tjetër kohë.
Tani në më duhet një fjalë me peshë,
Citoj ty pa ndrojtje: :-E ka thënë ajo!

Është vonë t’i bindem pa mllefe fatit,
E ta lë zjarrin të shuhet bashkë me të.
Ti si varkë e bukur në buzë të shtratit,
-Je vonë,- më thua.-Ka orar çdo gjë!

 

Ti më bëre si veten

Nuk të desha se ishe më e bukur,
Kjo botë ka të bukura pa masë.
Ndoshta sy të tjerë më kanë ngutur,
Unë të desha, se ti më ktheve pas.

Nuk të desha as se më bëre të qesh,
Ndodhë që njeriu qeshë pa lidhje.
Të desha se ti qaje, qaje aq shpesh,
Sa herë shihje lot në faqen time.

Nuk të desha për dhuratat e rralla,
Që ti doje, si të gjitha gratë fundja.
Por se më shumë, për ato që të fala,
Ti më deshe, për ato që nuk munda.

Nuk të desha, që të mos të ta prishja.
Ndërsa ti the:-Me ty e pres vdekjen!
Po të desha se unë, që dikur s’flisja,
Flas e flas për ty. Më bëre si veten!

 

DUKE PRITUR NJË DASHURI
-F-
Unë, në dashurinë time të madhe,
Kurrë nuk u dhashë i tëri pas saj.
E ty s’të thash asnjë gjysmë fjale,
Për mallin që e ruaja në një skaj.

As ti s’më pyete, as i dhe rëndësi,
Faktit pse burrat fshehin grimca.
Unë ndoshta prisja tjetër dashuri,
Që do ishte ndryshe nga të gjitha.

Ndoshta dhe prisja një kohë tjetër,
Unë pra, burri që s’i njoh dredhitë.
Të më shfaqej një dashuri ja si kjo,
T’i shkundte me themele dashuritë.

Dhe pasi ma shkundi kohën që iku,
Erdhi pranë dhe pa pyetur askënd.
Dha urdhër pa j’u dridhur qerpiku:
-Shtyhuni më tutje! Më bëni vend!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s