Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “Aorta e dimrit” të autorit Pirro Loli

Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “Aorta e dimrit” të autorit Pirro Loli

Autor: Pirro Loli
Titulli i librit: Aorta e dimrit
Redaktor: Zimo Krutaj
Design: Xhina Çaçi
Copyright: Autori, të gjitha të drejtat të rezervuara.

ISBN: 978-9928-296-59-7

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, tetor 2019

PROLOG
(Një ese për një thëllëzë)

AI ÇAST – Është një çast, ai, një çast magjik……
Që ta mbush gjoksin me një esencë të pakapshme.
Si dashuria; me një kënaqësi të beftë, me diçka të lehtë,
fluide, ajrore, të vjen papritur e të bën të fluturosh. Disa e
quajnë çast hyjnor. Sidoqoftë, është një çast magjik, disi i
pakuptueshëm. Të ka prekur shenja si me një rreze drite
që të depërton së brendshmi, të zgjon, të shkund; është
ajo shtysa e një kërkese krijuese, një përndritje që të vjen
së sipërmi ose nga brenda, që nuk e thua dot; ndoshta
një shenjë si ogur i mirë ndriçues për të kapur atë…
metaforën…
Metaforën, pra!
Është ajo, gjenia e orës, ku merr krahë imagjinata,
si nevojë për të shpjeguar vetveten… Është prova jote
për të ndarë e seleksionuar një objekt mbresëlënës, i
aftë për të përfaqësuar botën; është ajo gjendje e veçantë
intuitive ku poetit, befas, i duhet të dalë nëpër botë për
t’u përqafuar me të bukurën. Ky çast është shkrepje në
mend, që nuk e kupton si e pse ka ardhur te ti; është një
vetëtimim i çuditshëm, mbuluar me mjegull të bardhë –
si vegim i pakuptueshëm…? Nuk besoj se vjen së jashtmi.
Muza, thua? (Në gjuhën biblike kjo quhej “Zot”.) Pa dyshim
vjen nga pavetëdija. Duhet ta mendosh, ta shohësh e ta
dëgjosh metaforikisht; të përftosh vetveten, të hapesh
përtej, të çelesh. Në çast, vjen fantazia; fantazia që të
ndërthurë të pandërthurshmen me diçka tjetër në lirinë
e fushës së pakufi zuar; dy gjëra që lindin nga njëra-tjetra
e, tashmë, kaq të larguara, sa duken sikur nuk kanë të
bëjnë me njëra-tjetrën. Kjo, sipas, E. Poe-s quhet kimia e
intelektit. Ose fusha e materies tingëllore me emër tjetër.
Që quhet imazh. Kur arrin te “thëllëza” ky imazh të
sugjeron “modelin”, në poezi apo në prozë. Në heshtje, pa
trokitur. Si zbulim. Kërkon metaforën jo sendin, imazhin
jo lëndën. Ky çast magjik të thërret për t’u identifi kuar.
Të barazohesh me vetveten. Të bashkohesh me unin.
Nuk dua të zgjohem nga gjumi i kësaj të vërtete. Dielli në
xham ma fi k fantazinë… Lejomëni të mbetem fëmijë: tek
“epoka” e sinqeritetit dhe e “pjekurisë” së fantazisë…
Duhet kapur nxitimthi ky çast poetik; provo me një
dorë të shkruash diçka në ajër; një dritëz, atje përtej, të
thërret të shikosh me sytë e mendjes të bukurën… Pastaj
vjen fj ala, fj ala që duhet të depërtojë nëpër galeritë e
qenies për të nxjerrë metalet e çmuara, nëse ka. Këtu na
duhet të kuptojmë se, edhe nëse qielli e toka e rruga janë
të mbushura me bukuri e me të bukura, ato, nuk mund
t’i shohësh, nuk mund t’i ndjesh, nëse nuk i ke brenda
vetes.
Sepse çdo e bukur është një dalje në karakterin tënd…

***
THËLLËZA IME – Një mëngjes herët më kishte
zgjuar një engjëll. Jashtë ishte derdhur i gjithë dimri i
Dhëmbelit tim. I bardhë, i bardhë, me trajta të çuditshme,
kudo ku kishte shkelur. Mos e harro këtë pamje, – më
tha nëna – shiko kurrizet e borës me të gjitha kafshët e
botës; shiko sa shumë zogj prej bore kanë zbritur nëpër
pemë, shiko si janë grumbulluar nëpër degët e manit.
Një thëllëzë e bardhë ka zgjatur qafën në dritaren tënde…
Nuk e di, ishte nëna engjëlli im, që më mori për dore
deri te xhami i dritares e më tregoi “studion dimërore”
apo e kam parë në ëndërr. Mbaj mend… kur shiu dhe era
m’i kishin ngrënë të gjithë zogjtë e borës. Dhe studion
ma kishin përmbytur. Më kish mbetur në mendje vetëm
thëllëza. Nuk e di sa vjeç isha dhe kush e gjeti shoshoqin,
unë thëllëzën a thëllëza mua; apo nëna ma ka treguar
edhe këtë? Më vonë, pyetjet rreth të bukurës dhe përtej
thëllëzës, do të bëheshin gjithnjë e më të vështira: në një
letër, mundohesha të hidhja diçka si fj alë a fi gurë, por
sapo e afroja te syri do ta fshija. Ky proces po më zgjat
tërë jetën time krijuese… sidomos me poezinë, shkruaj
e fshi, fshi e shkruaj. Si njeriu i dëborës që, sado të
përpiqemi, nuk mund të bëhet i përsosur; le pastaj që
jetën e ka disaditore, fatalisht të përcaktuar…
***
Ky çast është i ndryshëm në shkrimtarë të ndryshëm.
Është një imazh “blic” që, në çast, mund të ikë pa
kuptuar, siç kish ardhur. Për mua thëllëza nuk ishte
vetëm shpendi i mrekullueshëm i shpat maleve të mia
Dhëmbel – Nemërçkë; e kam parë thëllëzën gur më gur,
duke kënduar, pas një tufe bari, në ëndërr, apo brenda
vetes duke fl uturuar… Ashtu të bardhë, të mëndafshtë,
me të tëra nuancat e ylberit, gjithnjë veshur nuse, gushë e
gji stolisur, me gjerdan rrethuar; e kam mbajtur në dorë;
me vezët dhe zoçkëzat e saj. Nga kënga e kuptoja ku
ndodhej. Ishte e pakapshme edhe në gjumë. E kam parë
dhe natën duke qarë me qerpikë të lagur rrethuar me
yje që lotonin dhe prisnin mëngjesin kokulur të iknin…
E kam parë derdhur lot, gjakosur, të vrarë, kokëposhtë,
ngjeshur në rripin e brezit ose varur në tytën e çiftes
kobzezë…
Iluzioni im për thëllëzën nuk u shua kurrë, as kur
nuk u besoja më përrallave dhe ëndrrave. Përkundrazi,
kur, thuajse në mënyrë instinktive, kohë e pa kohë,
do hidhja diçka në letër, do të më përfytyrohej ajo,
“e dashura e parë”. E bukura. Ajo, te fl ladi i erës kur
përkëdhel fushën me grurë sepse unë të dua ty. Ajo është
soliste e disa melodive; ndryshe këndon me të dashurin,
ndryshe kur bën vezët, ndryshe kur i ngroh, ndryshe
kur trembet, ndryshe kur qan e, shumë ndryshe, me një
melodi simfonike gati frymore, kur është me të vegjlit e
saj pushverdhë, që janë aq të lëvizshëm e të pakapshëm
sa këtu duken e këtu zhduken, si njolla drite. Nuk e kam
të vështirë t’i thërras atij çasti. Ndoshta, në fillim, erdhi
imazhi, pastaj sendi afër syrit. Kujtesa ime më ka lënë
gjurmë të paharrueshme. Si ta bëja timen ashtu siç më
dilte në ëndërr ? Ç’është ajo për mua? Sa e vogël e sa e
huaj më dukej fl eta e fl etores! Herë-herë më bëhej si një
copë lëndine me bar të thatë, buzëpjekur e plasaritur nga
etja… e, më tej, një oaz më pret para se dielli ta shkelë
me pëllëmba zjarri. A mund ta bëj të gjallë? A mund ta
kem muzë, busull, dashnore, grua…?! Sidoqoftë, si tablo
pikture ngjyrash kulluar, ajo ishte e paimitueshme…
Nuk e ndaj dot këtë çast, si më erdhi, si trup apo si
imazh. Më është e pashlyeshme ajo ditë kur një thëllëzë
e kapa me duart e mia në fole: ishte e përgjumur teksa
ngrohte vezët në heshtje, pas një tufe bari, në një të
çarë në Shkëmbin e Kuq, mbi fshat. Kush e di ç’ëndërr
shikonte? E kapa përdhunshëm, i mbusha xhepat me
vezët e ngrohta, e mbaja thëllëzën në dorë si trofe; si
trimërinë dhe lumturinë më të madhe; i bëra kafaz me
tela dhe e vara majë manit, në oborr. Ëndërroja që ajo
të më nxirrte thëllëza të vogla. E, oborri im, lagjja ime
e fshati, do mbushej me këngë e cicërima. Por thëllëza
ishte shumë e brengosur, as hante as pinte e vezët nuk
i ngrohu. “Lëshoje”, më tha nëna, “ajo është mësuar në
mal…” E lëshova e, kur fl uturoi, më la pas një klithmë
aq të trishtuar, që e kam akoma në vesh… Ndjeva një
boshllëk të tmerrshëm. Më qe këputur ëndrra. (Të dy
të trishtuar: Ajo kur e kapa unë. Dhe unë kur e lëshova
në ajër se i kisha grabitur malin e saj.) Poezi e dështuar,
do thosha më vonë.. Që nga ajo ditë, nëpër ëndrrat e
mia përballesha me të gjitha ato çka kishte krijuar bora
e qiellit. Dhe rëra dhe shiu, dhe “Drita e vetëtimës”1.
Dhe shiu e dielli dhe nata me fl okë të zinj më binin në
letër. Po i kërkoja vetes të pamundurën. Të bëhesha poet
dhe piktor… Dhe, duke mbajtur diellin nëpër gishta,
vizatoja në ajër të gjitha gjallesat me kurrize të lëmuara
1 “Drita e vetëtimës” – vëllimi im i parë me poezi (Athinë, 1995).
prej bore në forma të panumërta… Por, “poezitë e mia”
do fshiheshin e do zhdukeshin akoma pa lindur. Shiu
dhe dielli më qaseshin dhe në ëndërr e m’i fshinin pa
mëshirë. Thëllëzën time të borës e mbytnin shirat dhe,
rrëkezë pas rrekëze, kthehej në grusht lotësh. Sado që
mundohesha ta “ruaja” (timen) diku thellë, në xhepat
e ëndrrës, ishte gjithnjë e rrezikuar; më shkrinte e më
mbytej dhe në ëndërr.
Për fat, ky imazh më shoqëroi tërë jetën: Nuk ishte
vetëm muzë, vegim, ritëm, frymëmarrje, por dhe lëndë,
materie poetike; u njësua me mua si dëshirë reciproke
për t’u joshur si dhimbje që, nën rrezet e diellit dhe pikat
e shiut, kthehej në lot, muzë e përhershme, shenjë e
projekt poetik, frymëzim, grua e bukur… Ajo jetonte në
mua e unë tek ajo; ajo ishte fl aka unë prushi, unë deti ajo
fari… E kisha dëshirë të ndjehesha gjithmonë i përqafuar
me të gjitha format, po asnjëherë siç e doja…
DËSHTIMI – Po, dështimi (dhe dyshimi) më
mësoi të vërtetën. Dhe kur më zhdukej, unë ndërtoja
statujën time prej rëre dhe ere. Ose mungesën e saj.
Një lexues i vëmendshëm do shohë nëpër poezitë e
mia një trishtim permanent. Por jo të zi. Kurrsesi. Arti
është dyshim, pllenim, vdekje dhe rilindje. Trishtimi,
pse jo, është gjenerator i poezisë. Mënyra sesi e përjeton
dështimin dhe mungesat është përcaktuese për të gjetur
rrugën për te qenia krijuese… Edhe letërsia më e mirë
nuk është as fund, as përsosmëri. “Eksperiment”- do të
thoshte Beketi.
Në rrugën e përsosjes, arti gjithmonë ka mohuar
vetveten – kështu – është lartësuar më tepër në dramën
e zhdukjes së tij, duke u ngritur shkallë-shkallë. Fjala
poetike nuk është pasqyrim i sendeve, por emërtim i
imazhit të tyre. Simboli i zgjedhur si çelës, në dorë të
çdo poeti, si etalon i së bukurës që të krijon lidhje të reja
në dukuritë natyrore e shpirtërore. Kështu rritet numri
i shqisave në mendje… E shqisat e mendjes të çojnë në
shtigje tjetërkund; alkimia vepron duke e ngritur sendin
në nivelin e shpirtit.
Me këtë dritë në gjoks desha ta mbjell një yll nëpër
kryqëzime varresh. Si diell. Të më digjej në heshtje – I
Përhershëm, I pikëlluar. Tejpërtej honeve të vdekjes.
Simboli që kam zgjedhur pa kuptuar më shërben si
kërkesë e domosdoshme për gjetjet e veçanta artistike;
si model bukurie pavetor, më mbush me ajër të kaltër,
më deh, veçanërisht si muzë frymëzimi që, dhe kur
kanatet e natës më mbyllen në vetmi, ajo më shërben si
përndritje në shpirt; përndritje që e ndjej si një buzëqeshje
të brendshme. Që rrëshqet e më çelet në fytyrë. Aorta
ime me gjak të ngrohtë më jep dimrin tim të gjallë;
anipsé vinte dhe ikte. Ai ishte i bukur dhe kur vinte e
pikturonte në të bardhë dhe kur ikte e vriste gjithçka
me shi e suferina, në të zi. Diçka që nuk thuhet me fj alë
vezullon përbrenda natës së bardhë në kordat e erës e të
shtrëngatës. Ishte një dimër i bardhë “shkruaj e fshi”. Dhe
aorta ime si gjak jetik. Dhe thëllëza nëpër vargje. Simbol
polivalent e, pa gabuar, them se ka shenjuar krijimtarinë
time artistike (jetën e dytë) – në poezi dhe në prozë.
Është arti që ndriçon tjetrën, qenien e çdo krijuesi, që i
jep ritmet, shqetësimet, guximin, dhimbjen. Është aorta
e muzës që furnizon me gjak të kulluar honet e botës,
kujtesën, lindjen dhe vdekjen. Bota kuptohet kur del
përtej asaj që duket…
NJË PEMË – Ky libër është strukturuar si një pemë.
Është pema ime me inde të butë e të egër, të gjallë e të
vdekur. Ose unë. Një trung me degë e gjethe në gjelbërim
të dendur. Që e rreh era. Jo si pikturë e stisur, aspak e
përsosur, por e natyrshme. Në çdo ind është ADN-ja
ime dhe e kombit tim – që nga qimet thithëse në tokë
deri te gjethja e majës në syth. E, nëse do më duhej ta
zgjidhja vetë Un-in e dhimbjes sime, do të doja të kisha
dhimbjen e ullirit. Me zgafella të gjera në trup, mbushur
me heshtje dhe terr shekullor; kyçe të shtrembëruar në
trung e në degë, gunga të murrme, pa gjak e vertebra.
Deri në dhimbjen e gjelbër të lastarëve… E imja është
limfa e jetës që zë fill nga rrënjët… Janë të miat rënkimet
e heshtura thellësive të tokës. Dhe pulsi i aortës nëpër
qelizat e dheut, tingujt e gjakut që, heshtazi, këndojnë
nëpër kapilarë deri te hija e malit; dua të jem pika e lotit
të fl orinjtë përhapur në fetën e bukës në dorë të fëmijëve
si nëpër faqen e zbetë të hënës. Të jem drita e kandilit në
shtëpinë e vjetër; të gjallë ta mbaj ballin e shenjtorit në
ikonë. Kam mbirë nga eshtrat e mia. Vij nga Kopshti i
Edenit, përhapur si hija e detit nëpër pllajat e diellit deri
te kufi ri i thekrit. Kokrrat e mbushur me lëng fl oriri t’i
shtrydh në tokë, të rritet buka dhe bari dhe pikë e nga një
pikë t’i hedh në syrin e çdo ylli…
Dhe “DIGJEM” – Çdo krijues baret nëpër fatet
e ekzistencës së vet, pafundësisht të ndryshme, të
lodhshme e, shpesh, fatale. Poezia është jetë, brenda
jetës e përtej saj; mendim dhe dhimbje, gëzim dhe
trishtim, e duket një ndjesi që mund të prekë lumturinë
e përkohshme… Poezia duhet të jetë një çikë e thatë që të
digjet më mirë, sepse kështu na ndriçon dhe na ngroh më
shumë (O. Paz). Dhe e lashë aortën të rrjedhë si drita në
“studion” e dimrit të bardhë dhe në palcën e çdo degëze
në pemë deri në “djegie”- shprishjen e domosdoshme…
Duhej ta njihja shprishjen, dështimin, që të ecja përpara.
Sidoqoftë, drama nuk mbaron tek unë. Shpesh e bukura
të bëhet kaq e largët dhe e pakapshme sa të tmerron letra
dhe boja, fj ala dhe ekrani i kompjuterit. Gjithçka të duket
fushë e minuar… dhe, do thoshte Adonis:… po shkruaj apo
po digjem…?!
Gjithsesi, nuk jam unë druri i fundit gjenealogjik që
digjet.
E shumta, një varg më shumë në poezinë tonë.
Lolipiro1945@gmail.com
Tiranë – Athinë – Charlotee, (USA)
(1995-2019)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s