ALISA VELAJ: I DUA QYTETET ME DET NË HORIZONT. NUK BËJ DOT PA TO! / Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Alisa Velaj

ALISA VELAJ: I DUA QYTETET ME DET NË HORIZONT. NUK BËJ DOT PA TO!
 
 
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Alisa Velaj
 
 
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
 
Gjendja kur shpirti është plot.
 
 
Cila është frika juaj më e madhe?
 
Frika mos nuk janë mirë me shëndet njerëzit që dua më shumë.
 
 
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
 
Nënën time.
 
 
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
 
Nuk e di…
 
 
Cili është tipari juaj që nuk e pëlqeni?
 
E kam të vështirë ta harroj dhe të mirën dhe të keqen…Do doja ta harroja më shpejt këtë të dytën!
 
 
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
 
Mosmirënjohja.
 
 
Në cilat gjëra e teproni?
 
Me një mendim pas një mendimi tjetër, e kështu me radhë…
 
 
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
 
Një gënjeshtër e bardhë nuk përbën ndonjë problem. Një gënjeshtër serioze ka shumë arsye dhe mosarsye.
 
 
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
 
Koha e lutjes. Unë jam besimtare e krishterë.
 
 
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
 
Domethënë.
 
 
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
 
Po ta ktheja kohën pas do studioja për psikologji.
 
 
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
 
Prej 4 muajsh im nip Gjergji. Një dashuri e pafund!
 
 
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
 
Veprim.
 
 
Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
 
Do t’i shihja disa çështje jo me një idealizëm kaq të thellë.
 
 
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
 
Ditën kur kuptova se egoizmi i sëmurë është vdekja e unit njerëzor.
 
 
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
 
Vitin 1913.
 
 
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
 
Njeriu që isha.
 
 
Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
 
Besimi në Zot.
 
 
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
 
Mjerimin shpirtëror. Prej aty nis zvetënimi. Fundi i individit dhe fillimi i fundit të një shoqërie.
 
 
Ku do të dëshironit të jetonit?
 
Unë i dua qytetet me det në horizont. Nuk bëj dot pa to.
 
 
Cila është cilësia juaj më e veçantë?
 
Nuk jam personi i duhur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.
 
 
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
 
Inteligjencën dhe qytetarinë.
 
 
Çfarë vlerësoni tek një femër?
 
Të qenit e fortë dhe e ndjeshme njëkohshëm.
 
 
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
 
Ka disa. Po përmend dy dashuri të hershme si Markes dhe Eko.
 
 
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
 
Ata që ia dalin të mos gënjejnë veten.
 
 
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
 
Të kisha ca vesh muzike.
 
 
Si do të dëshironit të vdisnit?
 
Ashtu si e ka shkruar Ai lart…
 
 
Cila është motoja juaj?
 
Të jetojmë çdo ditë si të jetë e fundit dhe të mendojmë se s’do të vdesim kurrë. (E huazuar kjo).
 
ObserverKult

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s