Poezi nga Nehat Jahiu

Poezi nga Nehat Jahiu

 

NDËR NJËMIJË VASHA

Në krua kur vije ti ujë me mbushë
me një gjerdan të varur në gushë,
flokët e gjatë e me ata sy të zi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.

Një kollan në dimia lidhur për brezi
floktë në mëngjes ti lagte krahnezi,
dy shtamba me ujë i mbaje në dorë
trupin ta mbulonte këmisha e hollë.

E bardhë si bora në maje të Sharrit
nuri të buzëqeshte në mes të ballit,
faqet e buzët e skuqura qershi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.

 

… BUZË VARDARIT

Vetëm një minutë heshtje
në atë pasdite vjeshte,
për herë të parë nuk shiheshim
tani më unë e ti njiheshim.

Ishte një dashuri e mallit
që e derdhëm buzë Vardarit,
një minutë heshtje në qetësi
tani u thye në tonën dashuri.

Heshtjen e ndali edhe qyteti
shpirti im tek shpirti yt mbeti,
aty diku afër “ Urës së Gurit”
vetëm unë e tij pranë lumit.

E hoqëm dashurinë e mallit
aty afër buzë Vardarit,
heshtjen e thyem në qetësi
me buzët lagur në dashuri.

Dhe tani erdhi koha për tu ndarë
një ditë tjetër për tu parë,
do e presim Zana të vij vjeshta
do të gjej aty ku atëherë të gjeta.

Do ta thejmë heshtjen në qetësi
buzët lagur në tonën dashuri
do e shuajmë dashurinë e mallit
përsëri mu aty buzë Vardarit…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s