Poezi nga Neviana Shehu
JAM UNË
Dua të jem unë
ashtu si jam.
Mos më zgjoni…
Mos e frikësoni
lulen që çel në vesë.
Mos e mbuloni
rrezen e parë të dritës,
se është Shpresa.
Jam kujtimi i heshtur
që flet me ëndrrën,
jam pëshpëritja në erë
që zgjon dashurinë,
jam fëmija e vogël
që akoma lodron
në kalldrëmin
e xixëllonjave.
Jam nëna
Gruaja…
Jam unë…!




























Leave a Reply