Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja
 
 
Kur je vetëvetja
 
Të jesh vetëvetja
duhet të bësh gabime,
të puthësh buzë të gabuara,
të flesh mbi gjokse të ndaluara.
 
Eh,
të jesh vetëvetja,
duhet të bësh ndryshimin
qoftë dhe me këmbë të çala.
 
 
 
Vraponte e trembur
 
Ecte kuturu,
leshsjetulli e kish dhunuar,
ajo nuk tha gjë.
Heshti nga paragjykimi.
Tenxheret morën valën e parë,
era e gjellës trotuaret mbyti,
dritaret u hapën.
Lugët ranë ballkonesh
telenovelat kishin filluar,
prasi digjej në tiganin e harruar…
Ajo mundohej të fshihej.
E ndala,
ecim bashkë i thashë.
Kështu paragjykohesha dhe unë dje,
unë i mbyta…
ata ngordhën.
Rrimë bashkë,
nisëm të ecnim,
ajo me hapin e saj,
sikurse dhe unë pas saj.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s