Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Kur ti nuk je
mbledh qindarkat e fundit
e shtyj kohën në barin përballë.
Cigarja më dridhet në dorë
ndonjëherë pihet vetë
e pluhni i saj mbet
ndër gishta.
Rrugëve mretnon vjeshta
e zhurma e mendimeve të mia
mbyt muzikën në sfond.
Diku ma andej një çift nxitojnë
sa kot.
Po të ishe ti këtu, unë do ta kisha marrë me nge
kohën, dhe krejt atmosfera
kishte me ecë me ne.
Se diçka mbaj mend që me dashni
mundesh me tërbu botën,
e universin me e gjetë brenda dy syve.
Por ti nuk je,
prandaj mramja i përngjet një kishe gotike
të shekullit tjetër,
sa mirë , që kam foto
dhe një copë letër
ku mundem me të shkrue…
Këtu ku rri , ndërrohen stinët
zhvishen pemët,
veç unë mbështillem me mall,
të gjithë rendin si të çmendun
veç unë vozis ngadalë
kohën teme të kurdisun
me orën e vjetër,
ndaj kur të vish mbi kalldrëm
ke me gjetë pritjen teme,
gjurmët e gjetheve
der orën e mbetun…

Kurdise ardhjen tande
e lene të kumbojnë për mue
çdo kumonë në botë,
se veç për një ” të due” jetoj ende sot…

 

***

Paskam nevojë më ecë tuj e kundru
muzgun e kësaj vjeshte të butë,
paskam nevojë në shtrat gjethesh me u prehë
e mungesën tande me përqafu.
Paskam kaq dëshirë
prej vedit me u zgju
e me tu gjetë ndër sy,
më kaplon nji hov shpirti
ti rroku mendimet njaty
ku ti qesh si fëmi.
Dashkam me ti njomë buzët
me një afsh që më vlon në gji,
e në kët’ çast që të mendova, ra një yll
mos ban çudi, se kur dëshira digjet
një herë në jetë
hapet qielli.

Si thu?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s