Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

E shpërbërë

Vrarë nga fatkeqësia,
Mbushur nga mëria,
Shpërbërë nga fëmijëria,
Endem në botën time,me shpirt vrarë nga vetmia !

Dielli më ka humbur,
U bë kohë pa e parë,
Në ndonjë qiell tjetër,
Thua t’më jetë arratisur prapë ?

Vetëm shiu në baltë s’m ka lënë,
Nuk e di nëse ndonjëherë do të më largojë,
Vetëm di, se përjetë do të më dashurojë !

Endem,
Endem kot e më kot në rrugët e fëmijërisë,
Endem mbas të sjéllmes,
Por dhe këtë rrugë të shkurtër, e shparllaís*!

Ç’të bëj me këtë jetë,
Kufizimet po m’i harron,
Ndofta xhepi rrugës më është çarë,
E si monedha me tokën janë parë !

 

***

Ngrohem nga zjarri i kujtimeve boshe,
Nga ato të pavlera,
Ato që më japin zi në shpirt…
Më mirë le të mbeten hi.

 

Në udhëtim 

Shumë ditë kanë kaluar,
E shumë ndjenja kam fituar,
Kam fituar dashuri,
Urrejtje,
Mërzi,
Por asgjë nuk më ndaloi, për të arritur tek ti.

Udha qe e gjatë,
Mjergulla nuk pa afat,
Neonë a rrugë nuk kishte,
Vetëm ndoqa shtegun e zemrës time.

Dhe se e vetme në rrugëtim,
Kurrë nuk e ndjeva vetminë,
Sepse, e dija që ti ishe destinacioni im.

Isha si një re e vetme, që lundroja në pafundësi,
Nuk kisha dashuri, e asnjë fuqi,
Vetëm ndiqja udhëzimet e zemrës time,
Qe më bën të arrija tek ti.

 

“Shoqëri” ?!

Oh të lutem mos më bëj çudi !
Thua është çudi kur ju shoh krejt si koloni ?
Hë, çudi është se në lokomotivë je kthyer dhe ti !
Sa çudi, klon i tyre je bërë me shpejtësi !
Si kjo fjalë je bërë, të kanë futur në thonjëza e brenda këtyre shenjave pikësimi po zhytesh në thellësi.
Për dreq s’di nga të shkosh, krahët ti kanë prerë e tani nuk mundesh më as të fluturosh !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s