Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Bie shi dashuri,
dëgjoj piklat që zhurmojnë
nëpër supet e erës lozonjare
tek i shkund nën shallin e sertë.
Ja, hëna troket si gjitone e ndrojtur
mbi xhamin e dritares sime,
e me filxhanin në dorë
më kërkon pak farë dashurie.
Më thote se e dërgove ti,
se duhet të zësh brumin e së nesërmes…
U ngrita, hapa dritaren,
e mora filxhanin hënor mes buzëve,
mora frymë thellë
dhe e mbusha me 10 gramë farëdashurie…
E ndava shpirtin përgjys,
por kur hëna u nis
u kujtova se nuk e peshova masën,
e më duket më shumë frymëshpirti
e dërgova tek ti!
Bie shi dashuri…
Mes piklave, eja me të nesërmen mbi supe,
përsëri…

 

Ty, jetë…

Syri jot i lëngshëm
troket afër mesnatës së fjetur
mbi xhamin e zemrës sime.
Me qerpikët bërë gishta
troket në cepin, që ti di…
Më gudulis lehtë,
sikur i trembesh zhurmës së qerpikëve
mbi shpirtin tim.
Por, unë të ndjeva…
Hapa sytë,
si laguna të errëta, të lagështa,
e sy më sy të perpiva!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s