Poezi nga Valentina Diko

Poezi nga Valentina Diko

 

Një grua është…

Më tepër se forca e burrit
se krahët dhe zemra e tij
se duart qe thurrin zinxhirë 
tela me gjemba, kufij..!

Ajo është pika e lotit
ku ngjyrën e marrin ylberet
mbyten lumenjtë e globit
dhe shirat e marrë të reve

Ajo është lindja e burrit
shkëlqimi i tij, madheshtia
buka dhe gjaku i jetës
toka ku çel dashuria

Ajo është djepi i botës
dhe sfida e humbur e vdekjes
paqja e saj më e fortë
se armët pa fund të urrejtjes

Një grua është perëndi
parajsa e burrit, shtëpia
tempull vigan me nderim
ku falet vetë lavdia!

 

Flamuri im në New York

Ja..ku të gjeta më në fund,
flamuri im, i shtrenjti im!
Në këtë qiell flamujsh të pafund
shqiponja jote niset fluturim!

Kalova det e male plot
të shoh çdo gjë këtu,
por shpirti im tani u ngop
sapo të pashë ty!

Sodita kulla në New York,
ndërtesa gjerr në re,
por nga çdo gjë që pashë sot,
më i larti ti më je!

Ti je e vetmja mrekulli
që sytë e mij shijojnë
asgjë s’më josh kështu si ti
e dashura shqiponjë!

Dëshirë ndjej të të rrëmbej
të të puth me përmallim
edhe të gjithëve t’u them:
“Ky është flamuri im”!

Pastaj të nis e të rrëfej,
sa të mahnisja botën,
për ata burra të mëdhenj,
të vendit tim të vogël!

Në këtë vend ku mblidhen tok,
flamujt e çdo atdheu,
lavdishëm ngrihesh mbi New York,
flamuri im,
Flamur i Skënderbeut!

 

Letër shtëpizës sime

Shtëpizë, e ëmbla shtëpizë,
të shkruaj çdo ditë nga një letër,
se koha në shpirt më ka ngrirë
si orës agrepat e vjetër!

Shtëpizë, e dashur shtëpizë,
fillim dhe fund i çdo ëndrre,
për mua gjithë bota je ti,
je malli që ka formën tënde!

Shtëpizë e shtrenjtëza ime,
e veshur pa luks e stoli
sa perla të arta kujtimesh
mban fshehur ti brenda në gji!

Shtëpizë e shenjta shtëpizë,
gatuar prej gjaku e dheu,
në pragun tënd gjej lirinë,
në gurët e tu nis atdheu!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s