Poezi nga Arqile V. Gjata

Posted on August 7, 2019

0


Poezi nga Arqile V. Gjata

 

UNË KAM NJË TË DASHUR!

Unë kam një të dashur…
Po,
kam një të dashur!
Si medaljon mbaj syrin e saj

Me të qaj e lodroj
pimë verë e dëfrehemi,
me zogjtë flasim.

E pikturoj në atë mënyrë,
që të ndjej dhimbjen time
e të ndizet nga një dashuri e fortë!

Nëpër dritë e mjegull unë puth të dashurën
me buzët e zjarrta të moshës
e të dy kalëruar në trokun e vargjeve,
marramendem me ngjyrat e jetës.

E dashura ime,
nuk ka datë, as vit-lindje.
Është hyjnore,
me emrin…POEZI!

 

GUSHTI FESTA JONË E PËRJETËSHME !

Nga ditari i viteve të kaluara
…Ajo ende ri me orë të tëra mbyllur në shtëpinë e saj, jeton bashkë me heshtjen, ka kohë që ushqehet me dhimbjen e jetës.
Është larguar me krenari nga vetja!
Për ta gëzuar sadopak atë, gjeta kohë t’i përciell disa kujtime:
-Ajo, tani jeton në fshatin e saj! Aty jeta është një qetësi e madhërishme pyjesh nën qiellin si qilim vezullues.
Shpresoj që, grimcat e atmosferës të ngopura me mendime të bëhen një mëngjes i bukur për të, me besim se fat të mirë mund t’i sjell e nesërmja.
Mikja ime!
Tani them se…ke bër mirë që je në vetmin tënde! Ne u takuam në jetë përmes rrugës së mendimit. Shtegun për tek shpirt juaj e di vetëm fjala. Bekuar qoftë fjala!
Më pëlqen udha juaj, dhe unë mendoj si ty-Një zemër larg, të do më shumë!
Kush tjetër veç teje e di…se si at ditë(më 6-të Gusht) me Princeshën u ngjitëm në majë të malit, ku zemrat i flladiti fjala…TË DUA!?
Unë kam shumë gjëra për mos t’ju harruar Mikja ime, por mbi të gjitha kam shpirtin tuaj! Këtij shpirti nuk haroj ti shtoj dhe
frymëmarrjen e dashurisë tonë të viteve të kaluara. Ndërsa me aromë buke të ngrohtë e me dlirësi prej foshnje portretizoj shpirtin tënd të mirë. Mendimi ecën më shpejt se drita, vjen e sodit teksa, me gishtrinjtë e asaj dite unë do kompozoj këngë për kujtimet tona!
E dashur, po kaloj “bukur”…!
Mendimi për ty refreni i një sinfonie që nuk ka mbarim. Malli im gërshetohet me përqafimet tona, që pres e pres rrënjëngulur në kristale loti!
Dhe unë si ty jam, me shpirt të butë! Ende shfletoj me shumë kujdes mërmëritjet tona, duke pritur një zemër që di të dëgjoj!

Posted in: POEZI