Mário Cesariny
Kalendari poetik: Mário Cesariny (1923-2006)
U lind më 8 gusht 1923 Mário Cesariny, piktor dhe poet surrealist portugez. Ja një poezi prej tij:
POEZIA
Në çdo rrugë të has
në çdo rrugë të humbas
e njoh aq mirë trupin tënd
aq shumë të kam ëndërruar
sa me symbyllur e gjej sa je e lartë
dhe pi ujët e thëthij ajrin
që kalon përmes teje
kaq pranë, kaq e vërtetë më duket
sa trupi im shndrrohet krejt
e brendësinë e vet prek
në një trup që s’është më i veti
në një lum të tharë
ku krahu yt më kërkon.
Në çdo rrugë të has
në çdo rrugë të humbas.
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply