Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Vepra 2- Publicistika” të autorit Daut Hoxha

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Vepra 2- Publicistika” të autorit Daut Hoxha

Titulli: VEPRA 2
PUBLICISTIKA
Autor: Daut Hoxha

Botim i parë 2019

Përgatiti për botim: Roland Lushi 

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16 Tiranë,
gusht 2019
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Hoxha, Daut
Socialdemokracia-ideali që frymëzoi reformimin
Daut Hoxha. – Tiranë : Ada, 2019
Vol.2 ; 23 cm.
Vol.2 : Publicistika. – 212 f. : me foto
ISBN 978-9928-296-41-2
1.Parti socialdemokrate 2.Historia
3.Persekutimi politik 4.Biografia
5.Shkrime, korrespondenca për shtypin
6.Shqipëri
329.14(496.5) (091) (092)
929(496.5)

Ky libër për mua ishte një detyrim moral për atë brez intelektualësh me bindje dhe ide perëndimore ndaj ideologjisë socialdemokrate të mëshiruar në lëvizje për ndryshim, reformim dhe ngritjen e shtetit të së drejtës për një Shqipëri demokratike.
Këto personalitete ishin viktimë e diktaturës së egër komuniste. Ata provuan mbi shpinë dhumën e burgjeve dhe të kampeve të punës së “riedukimit”

AUTORI

Falenderoj të gjithë miqtë e dashamirasit
që bënë të mundur botimin e këtij libri.

PARATHËNIE

Shkrimtari dhe publicisti Daut Hoxha, me librin “Socialdemokracia – ideali që frymëzoi reformimin” ,merr përsipër të njohi lexuesin shqiptar për hapjen e ideve socialdemokrate në trojet shqiptare dhe të tregojë rrugën e mundimeve , të vuajtjeve dhe të asgjesimit fizik të atyre idealisteve që u sakrifikuan për të triunfuar idetë socialdemokrate në Shqipëri. Ishte rilindasi i shquar Vaso Pash Shkodrani, që qysh në mesin e shekullit XIX, në gazetat europiane të kohës, shkruan për idetë social-demokrate , duke shpresuar që këto do të hapeshin dhe në atdheun e tij. Në parlamentin e viteve 1920-1924, idetë socialdemokrate i mbrojti deputeti Stavri Vinjahu, i cili e mbylli jetën e tij si emigrant politik në Itali.
Autori Daut Hoxha përshkruan formimin e Partisë Social-Demokrate shqiptare e formuar me 6 tetor 1943 në Tiranë, duke na dhënë një përshkrim të hollësishëm të aktiviteteve të liderëve të kësaj partie si Musine Kokalarit, Skënder Mucos, Gjergj Kokoshit, Shefqet Bejes, etj. Aktiviteti i tyre dhe sakrificat e bëra për të triumfuar edhe në Shqipëri social-demokracia, të ngjallë admirim dhe respekt për ata guximtarë që shkuan me vetëdije drejt sakrificës sublime.
Në libër janë paraqitur edhe portretet e nje grupi udhëheqësish komunistë si Sejfulla Maleshova, Mustafa Gjinishi, Nako Spiro etj. Që në aktivitetet e tyre, ishin ndikuar edhe nga idetë social-demokrate. Pikërisht për këtë ata u persekutuan deri në vdekje nga diktatura mizore komuniste. Në libër nuk mungojnë edhe portretet e social-demokratëve botërore si Sent Simon, Oven, Furie, deri te Leon Blumi dhe Vili Brandi.
Libri mbyllet me disa artikuj publicistike të publikuar në shtypin shqiptar nga autori Daut Hoxha, gjatë periudhës së tranzicionit demokratik.

Agim Musta,
Kryetar i Fondacionit “Musine Kokalari”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s