DALLORI I SHPIRTIT TIM / Poezi nga Sabajeta Peposhi (1986 – 2010)

Poezi nga Sabajeta Peposhi (1986 – 2010)

 

DALLORI I SHPIRTIT TIM

Brenda qelqurinës së padukshme
frymon shpirti im i skalitur
atje, në gjirin misterioz të fshehtësisë.
Cipa e mëndafshtë
si një dekoratë e ndryshkur
ma kufizon shpirtin nga masa e qelqtë.
Ç’mallkim i pashmangshëm
i serviret kryqëzimit të ndjenjave
të thata, të gjalla, të brishta, të ëmbla
në koleksionin e tyre të ngatërruar!
Qelq i ftohtë deri në acar
më i ftohtë se trupi i akullt i kufomës
ma ndan qenien në dy botë,
njëra lëviz në vrazhdësinë e saj
prej njeriu të pashpirt mbase
tjetra botë më shumë se çalamane
zvarritet në trungjet plot ndjesi.
As e dukshme, as e padukshme
qelqurina më përngjet me një intrigë plakë
të thurur para se unë të dilja në jetë.
Me ledhati më ka dënuar
intrigë e pështirë e magjistricave
dallori i së cilës ka dy mundësi zgjidhje:
mosthyerja e vështirë e qelqit
gris pa dhembje figurën time prej letre
thyerja sekondare e tij
plagos agimet e hershme të shpirtit tim.

(E shkruar kur autorja ishte gjimnaziste, viti II)

E shtunë, 14 shtator 2003

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s