
Poezi nga Elida Rusta
***
Me lule të erdha në varrim,
kur vdiqe.
Ndejta larg ceremonisë,
si fëmijë që përcjellësit nuk ia kanë dhánë dorën.
Gjallë hyne n’dhé,
me shpresën se ke me mbi n’pranverë
i mbuluem me lule për shirat e vjeshtës.
Deshta me u hedh prej ballkoni,
e kam n’kat të pestë afër dritës.
Nuk maj mend e vrava veten a jo…
Vdekjen e rrugën për hanë i báj lojë gjithmonë.
Ti ndejte aq sa e kreve dënimin për mungesē kurajoje.
Dy stinë erdhe si pranverë,
me u plakë bukur n’gji tém.
Mbahesh me kujtime si të miat.
E çmenduna e kuarcit,
të shndërroi n’dashnor
kur po përgatitshe testamentin.
M’duaj dhe pak!
Edhe zogjtë gabojnë…


























Leave a Reply