Kalendari poetik: Nazik al-Mala’ika (1922-2007) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nazik al-Malai’ka

Kalendari poetik: Nazik al-Mala’ika (1922-2007)

Poete irakene, u lind më 23 gusht 1922 në një familje poetësh. Në vitin 1944 mbaroi Unversitetin e Bagdadit për letërsi, por njëherësh studionte edhe për muzikë. Nën ndikimin e të atit poezinë e parë e shkroi në moshën 10 vjeçare. Më pas fitoi një bursë studimi për në Universitetin Princeton në Nju Xhersi; në vitin 1954 vazhdoi studimet për master në Letërsinë e Krahasuar në Wisconsin. Poezitë e saj ndikuan në modernizimin e poezisë arabe bashkëkohore. Sot sjell këtë shqipërim prej saj:

FALEMINDERIT DHËMBJES

Faleminderit dhëmbjes,
zemrat më të ndjeshme dhe më të forta na i bën.

Faleminderit plumbit,
vlerën e këngës na mëson
takimin e fundit na kujton dhe puthjen e harruar.

Falemiderit burgjeve,
kaltërsinë e qiellit dhe prekjen e barit na sjellin ndërmend.
Dhe faleminderit botës…
se prej ligësive e saj, poezi më të ndjera shkruajmë.

Faleminderit Neronit, Kaligulës, Hiroshimës,
qelive me hekura dhe kryqit të thyer,
arkivoleve, epidemive, leuçemive;
ato na kujtojnë se jeta qe…dhe harrimi vjen pas.

Faleminderit anktheve – thotë njeriu i ndrojtur –
rrugët e mbyllura na hapin dhe na çojnë drejt paqes.
Dhe natës faleminderit,
fytyrat e tiranëve më të errta dhe më të neveritshme na i bën.
Dhe thikave të frikshme mes dhëmbëve shtërnguar.

Faleminderit dhe lotëve…
nazistëve, gjyqeve të inkuizicionit…dhe Ponc Pilatit.

Dhe faleminderit zemrës sime…
që vazhdon t’ju dojë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s