Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

KATARSIS

Ata ato që do të vinë
E do të ulen në të njëjtat vende
Ç’pastrime do t’i bëjnë vetvetes
Frymëmarrja që të jetë e lirë

Fjala t’i lidhë me njerëzit
Pështyma mos t’ua përlyejë shpirtin
Gjuhën mos ta përgjakin dhëmbët grila
Mos të shkilet e drejta me këmbë

Le të vijnë të tjerë
Dhe të njëjtit le të vijnë
Spërkatja me të gjitha ngjyrat
Fytyrat djallëzore nuk i mbulon

Pastrojeni veten
Pa fajin e të tjerëve
Kënaqësinë ndoshta do ta keni
Të larë në rreze dielli.

 

I FLAS SI NJERI

S’dua ta krahasoj me kafshën
Po formën e tillë e ka
Vizion ndoshta i paqartë
Ndoshta mendim i verbër
percepton keq
Por realitetin kështu e ndjej

E shoh në tokë ecim bashkë
Udhës së njëjtë
Nuk e di nëse ai është kafsha
Apo unë jam vetë

I flas si njeri
Ai me brirë më vret.

 

A HIDHËROHET…

A hidhërohet lulja që e ngacmon bleta
Buzët e petaleve ia puth duke kënduar
E pafuqishme në shpirt i dhemb zemra
Kur ia thithin nektarin e saj të dëshiruar

A hidhërohen yjtë lartë në qiellin e kaltër
Që i kanë hapur gjijtë e kuq si trëndafila
Mbi ne hedhin shkëlqimin e tyre të zjarrtë
E ne s’mund t’i arrijmë dashuritë për t’i
shijuar
A hidhërohet pema kur degët ia thyen era
E frutat e saj të ëmbla lëndohen për toke
Ato kullojnë musht të shijshëm dashurie
Ne i shkelim me këmbë pa patur mëshirë

A hidhérohet qengji që e shqyejnë bishat
E mishin dhe gjakun ia pijnë deri në palcë
E pabarabartë jeta si mendja e njeriut
Kërkon ate që s’mundet mbërthyer nga
dhimbjet.

 

ZË I ÇJERRË TRAZON

Natë është apo ditë s’ka rëndësi
Kërcet diçka e pandërprerë
Lemerit e thyen eshtrat i ligu
Përhap frikë e mbjell t’merrë

Zgjatet trazimi i zërit të çjerrë
S’dihet ku fillon e ku mbaron
Krrokat vdekshëm dhe mbi ëndrra
E nesërmja të mos zgjohet e lumtur

E nxin ditën dhe natën e djeg
Don t’ia pres rrënjët e lirisë
Faqezi më i zi se korbi vet
I gropos rrugën njeriut të mirë

Për çudi vjen liria pas dritës
E ndjek rrugën e vet diellore
Zërit trazues ia mbyll gojën
Shkrep rrezet e shkëlqimit të jetës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s