Kalendari poetik: Charles Wright 1935 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Charles Wright

Kalendari poetik: Charles Wright 1935

Sot më 25 gusht mbush 84 vjeç Charles Wright, poet, përkthyes e akademik amerikan. Është kançelar i Akademisë Amerikane të Poetëve dhe profesor në Universitetin e Virxhinias. Ka fituar çmime të ndryshme për krijimtarinë e tij. Me përkthimin në anglisht të vëllimit poetik “La Bufera ed altre poesie” të Montale-s, fitoi edhe çmimin PEN Translation Prize. Ja një poezi nga akademiku amerikan:

ÇKA LEMË PA SHPREHUR…

Çka lemë pa shprehur,
si breshëri i mbrëmshëm ka për të mbetur
ende i bardhë dhe i pa tretur
në hije mes barit, ku dielli ende s’e ka zënë.

Si fjalët e pathëna që bëjnë fir
njëra pas tjetrës në dritë,
tani të arta, të kristalta, pastaj asgjë.

Si gjithçka që lemë pa zgjedhur e pa mbaruar.
Si gjithçka që është e lëngshme, e harruar,
çka nuk japim, çka nuk marrim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s