Hugo Mujica
Kalendari poetik: Hugo Mujica 1942
U lind në Buenos Aires më 30 gusht 1942. Studioi Artet e Bukur dhe Filozofi, është prift katolik, poet dhe shkrimtar argjentinas. Ja një nga poezitë e tij:
UNË DHE JETA
Ndonjëherë
në heshtje shihemi
unë dhe jeta.
Ndonjëherë dhëmb, një dhëmbje
e bardhë,
e lehtë
ngulet në mish
si shishe e zbrazët zhytet
në pellgun që e mbush.
Ndonjëherë, në heshtje, qan
dhe diçka e shenjtë xixëllon në botë,
në heshtje, pasqyrohet në fjalë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply