Irene Gruss
Kalendari poetik: Irene Gruss (1950-2018)
Poete argjentinase, sot më 31 gusht do të mbushte 69. Dashuria e saj e parë qe muzika, por më vonë iu kushtua krejtësisht poezisë. Ja një poezi nga poetja që ndrroi jetë vitin e kaluar:
KAM NUMURUAR ME GISHTA
Me gishtat e dorës kam numuruar
sa herë kam patur, jo sa herë kam dashur.
Majat e gishtave
u vunë të më ngulnin. Vijat
e dorës qeshnin. (I kam dashur
ata që kam patur? Si t’ju them
që kam dashur pak
nga ky, pak nga ai,
e kam fituar, apo e kam humbur
një bujari të tillë?).
Tashmë ngërthehem
pas asaj që kam – më mirë pak
se asgjë –
shoh vijat që përqeshja,
dhe lehtë, ngadalë dorën
hap, e lë të bjerë
rërën, pastaj kthehem e mbledh.
© shqipëroi Maksim Rakipaj