Poezi nga Neviana Shehu

Poezi nga Neviana Shehu

 

Puthjet me shije vere

Më puth pa pirë një gotë verë,
pastaj të puth e s’ mbaj mënd,
të zgjat dorën, të rendim,
larg, të ikim nga ky vend.

Puthja është bekim për mua,
përqafimi gjithashtu,
dehur jam dhe pëshpërij,
ndonjë fjalë aty këtu.

Dehur jam jo nga kjo verë,
dehur jam nga dashuria,
tjetër aromë morën mbrëmjet,
tjeter ngjyrë ditët e mia.

 

ËNDËRR

Hajde me mua
të shëtisim në vargje,
si puhizë do ecim
pa folur…, humbur.
E shikon vargun e parë ?
Lëndine bleruar agimesh
me flutura ëndrrash.
Tej në horizont,
deti i trazuar tallaz
me pulëbardha malli.
Pastaj një lumë
mes malesh të lartë
që rrugëton pandalshëm
drejt dashurisë së përjetshme,
detit.
dhe ne,
që zgjohemi nga ëndrra
mbështetur në Hënë.

 

MOS HARRO!

Ti ecën udhës
me hapin tronditës
dhe vështrimin tret larg
tek një pikë drite në fund,
ku bëhen bashkë
muzgjet e agimet
lotët, ngazëllimet
hareja e trishtimet.
Mos harro veç…
Jam edhe unë
në rrugëtimin tënd
e fshehur diku,
në një gonxhe
që çel…
nga buzëqeshja jote.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s