Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Zot!
 
Zot, shpresoj se kjo ditë lindi ndryshe
më e mirë
dhe pse ndihem bosh shikoj përtej vetes
rrugëtimin e njerëzve,
cicërimat e zogjve
dhe përkuljen e degëve të blirit
trotuarit ku hapat e mia mbeten gjurmë
e të djeshmes
dhe të nesërmes që do rilindë sërish.
 
Zot, duket se më harrove
aty në një kënd të kësaj bote
ku jeta nënqesh fate të braktisura
përpjekjeve për t’u ngritur e ndierë gjallë
e të rendim ashtu
verdhësisë fytyrë
në teh të dritës së munguar.
 
Zot më prano,
kështu, si mishërim i asaj bote që krijove,
si forcë dhe pamje e vullnetit tënd,
si memorie dhe përpjekje drejt të pamundurës
në sfidë me veten,
që tjetër shteg
rrugëtimit tënd të gjej.
 
 
 
Zgjohem!
 
Zgjohem,
të kaltrit qiell i gëzohem.
Orienton
busullave të reja
në det e në tokë
të papërsëritura më si atëherë,
magnetizëm, zhvendosje në hapësirë dhe kohë.
 
Mendoja se dashuria ishte një përrallë
me hirushe që flokët shtrinte dallgë
e princër që shkëlqenin nën kurorë,
ndër shikime e fjalë të pashprehura,
veç dëshira
që digjeshin nënkresave re.
 
Unë zgjohem,
papritmas ndjej mungesë,
zemra që zemrën e ndien
…e kur fjalët lexoj,
copa-copa i bashkoj
për të thurur një ëndërr
në triko ngjyrash,
në tantellë Penelope
që e thur dhe shqep pa mbarim.
 
Asgjë nuk mjafton
për të thënë një fjalë të vetme
një dëshirë,
që nis nga përtej shpirti
e arrin të tjera galaktikash,
gjer në univers
gjer tek Ti!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s