Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

MË NË FUND TEK TI …

Udhëtova mijëra e mijëra vite,
në shpirtin e shkretuar të kësaj bote,
më në fund mbërrita
tek yjtë e syve të tu,
u hap shtegu i artë, aty tek zemra jote…

Kam qenë në barkun e çdo Eve,
kam qenë në genin e çdo gruaje,
herë si mirazh, herë si morgan,
por më në fund gjithë perënditë,
në prag të zemrës tënde, më lanë.

 

BASHKË

Eja ta pimë bashkë këtë kafe,
ky spektër drite ty nuk të josh?
Eja ta puthim piklën e vesës,
që ndrin kërcejve gjelbërosh.

Këto mure duan dhe zërin tënd
dy fjalë s’mjaftojnë në telefon.
Eja ta pimë këtë kafe bashkë,
me frymë ta ngrohim folezën tonë.

Njeri tjetrit hapat dhomave tj’a ndjejmë,
me aromë dashurie mëngjeset t’i veshim.
Dhe shtegun e dritës bashkë ta gjejmë
mbrëmjeve kur një ylli t’i buzëqeshim.

Eja,
për botën s’jemi veçse emra,
ajo tinzarja nuk di pse rreh zemra.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s