Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Si grua
 
Dukuritë e vjeshtës janë të shumëfishta .
Misteret e saj, po ashtu .
Po trokitjet e saj të veçanta,
ngjajnë me trokitjet e një shpirti, diku .
 
Nëpër hënë, eci të mos zgjohesh,
se gjumi sapo të ka zënë .
Eshtë mesi i natës sonte
e hëna është e plotë, jo e ngrënë .
 
Eci nëpër hapësira kohësh,
si kjo erë shpenguar .
Vjeshta, digjet e ndizet,
hiresh, si grua.
 
 
 
Ti ngjan me vjeshtën
 
Mungesash më bëhesh trokitje
e frymën mbaj në çdo hap .
Erërat e vjeshtës më thonë,
se duhet të presësh dhe pak .
 
U mbyll dhe dita e sotme,
me trokitjet e vjeshtës mbi xham .
Të kisha thënë një mijë herë,
se rruga, është tepër e gjatë .
 
Ja vjeshta erdhi së largu
e tutje po fryn veri .
Ti ngjan me ardhjen e vjeshtës
e vjeshta, më duket si ti .
 
 
 
Mes turbullirash
 
Nisën erërat përtej.
Jam det turbullirash,
ku mendimet kanë ngecur keq
e rrotullohem rreth vetes e gjitha .
 
Ky lak mbytës, si zagushi gushti,
ka oksigjen të munguar .
Ndodh, si në të gjitha mungesat,
të jesh i duruar .
 
Të presësh p.sh.ardhjen e vjeshtës,
të shpresosh për frymëmarje,
të presësh diçka ndryshe,
në plogështinë e madhe.
 
Ka diçka që nuk shkon me frymëmarjen,
në mendimin që ndal .
Mes turbullimash përhumbur,
shoh tutje . As jap e as marr.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s