TRËNDAFILI / Poezi nga Kujtim Agalliu

Poezi nga Kujtim Agalliu

 

TRËNDAFILI

Këtë trëndafil
e këputa enkas për ty,
herët në mëngjes,
kur vesa si lot malli
mbi petale vezullonte,
kur zukama e bletës
ende nuk ishte ndjerë.
Dhe prita të ta jepja të freskët,
ashtu siç je dhe ti,
por ti nuk erdhe
dhe ditën ma bëre një muaj.
Përsëri të prita të nesërmen
dhe ditë të tjera me radhë…
trëndafilin në gotën me ujë e futa,
që të ruaj sadopak freskinë,
me shpresën se do vije një ditë,
por uji nuk bëri dobi,
petalet u vyshkën, u thanë
bashkë me shpresën time.
Mungesa jote, një gjë ma mësoi mirë,
dashuria pa puthje dhe trëndafili pa rrënjë,
gjatë s’mund të jetojnë.
Mes zhgënjimit
shpresa më thotë:
Mjaft që të kthehet përsëri, or mik
se trëndafili
edhe pse i vyshkur aromën e ruan….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s