Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

LOT NËNE

Hënë, e Nënë,
s’ më folët mbrëmë…

Pas brigjesh humbur
nëpër gjumë e punë,
më harruat, si harroj unë…

A thua vallë s’ mbërrin atje
rënkimi im?!

Të shoh nënë,
me dorën e vrazhdë
lotin e ngrirë tek e fshin,
më pas atë dorë
drejt qiellit ngre;
Lutesh atje
për paqe në shpirtin tim.

Dhe vjen, ti hënë,
lotin e rëndë nga imja nënë,
ma pik në zemër!

Në atë lot, dita tjetër nis e mbin!
Nëna mbërrin…
Ulur, nën qerpikun tim.

 

Brishtësia

Me thjeshtësinë që duhet
të fryjmë ca thërrime
nga çasti në çast…
Stuhia çmendet brenda brinjëve
kurmet përmbysen
hijet ligen,
fytyrat ngrysen.

Kështjella e rërës, bregut që shkela
shkulet me rrenjë,
valë e dallgë tek shkëmbi perplaset
Vrazhdë i tregon, ç’ ësht egërsia..
Përmbushen lëngimesh, ëndrrat e mia

Copëzat mbledh dalë ngadalë
Kuptoj brishtësinë e botës së çalë,
sa pak dashuri mbart …, e fjalë,
Sa shumë fjalë…!

 

MË GJEJ!

Jepma hënën,
natën fshije
Lidhi rete,
diellin, qiellit gdhende.
Shtyp mërzinë
përtej melankolisë sime.
Kacavirru,
shih të magjishmen,
aty fshehur
e më gjej

pa zhurmë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s