Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

PRENDVERA ASHT IDHNUE ME NE

Kumblla e ka çilë lulen e bardhë.
E ka pasë kohë me e hjedhë për tokë.
Po prendvera ende s’ka ardhë.
Kushedi,ku asht ndalë me shokë.

Shumë po vonon.A thue s’vjen mà?
Der’ kalimtart në rruge i pvesim.
Prendverën kùnd a e keni pa?
Se kaloi mueji që po e presim.

O moj prendverë,ti ku je mshehë?
Ça ke me ne?Pse je idhnue?
Lule e pemë,a i ke njehë,
prej pritjes vyshkë se s’kanë durue?

Po e shponi kot me sy ju derën.
Asht idhnu’ fort e dru’ s’vjen mà.
Nuk mund ta keni mik prendverën,
kur shokë me dimnin jeni bà.

 

NJI NATË

Nji natë
Iu futa territ trimnisht, me krye;
Deshta me pa e ditë,
n’qemere t’tij çka ka,
si bajshe unë për ditë
n’qemere t’Drinit plak,
tu xanë qefull e mlysh.
Po a dini se si m’ndodhi
n’kët aventurë tu msy?
Si at ditë kur dikush hodhi
dy tre gurë në ujë
e vetëm sa u lodha
tu nga mbi urë,nën urë
Ende sot e at dite
s’mund t’ia vë gishtin kuj.

 

POEZI E PASHKRUEME KURRË

E mbylla fletoren si mbyllen dy flegrat e hunds,
gadi me u hapë sa ti mbarojnë parzmit fryma.
I mbylla edhe sytë e hapa dy dritare n’tèrr.
Iu luta hàns me ma kcy vallen e syve.
Sa shpejt hìni àndrra me tànëë korten e vet,
tu i mbajtë pelerinën e bardhë e tu i krehë bishtalecin.
Nji eunuk që ishte klloun i zoti e bàni princeshën me qeshë
derisa i dhimbtën brìjt e n’gushë iu bedit nji ngèrç.
Princesha u trèmb prej çarçafve t’bardhë.
Ktu ka darsëm-bërtiti kllouni,e i bàni t’gjithë ka ai me u sjellë-
Nji poet që flen nën borë
e nji princeshë me vel të mjegullt.
E qesh e qesh, kllouni, derisa u zhduk.
Askush nuk e pveti, se ku e pau poetin mblue me borë.
Pse tallesh me mue o eunuk?!
Në faqen e bardhë u hap prap’ fletorja.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s