Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

KUR DHEMBIN MENDIMET

Natë, vonë.
Gjumi në labirinthet e syve,
dridhet e fringëllon…
Dua t’ më ipnotizojë,
por ai është arratisur edhe kaq vonë.

Ikën si përherë,
përmbi luginën e madhe.
Shkon e kullot me grykat,
me lugjet e gërxhet, me detet,
me shkumët e valëve…

Po valët nuk flenë, o gjumi im i mirë!
Ato i kanë fletët me shkumë,
si fetat e bukës me gjalpë,
kur m’ i lyente gjyshja dikur…

Ëndërr i thënçin,
ëndërr me sy hapun!

Keni parë të tillë ju miq?!

Unë po shoh çdo natë, e pothuaj çdo ditë
dhe gjumi ka marë arratinë…
Μë dhembin shumë, shumë…, mendimet,
më shumë se kockat e trupit !

Mendimet janë kthyer në anije,
janë kthyer në vaporë të mëdhenj,
në gomone të shpifura e të shpuara,
që transportojnë njerëzit e mi, andej e këtej,
duke i trallavitur,duke i tronditur kudo nëpër botë,
emigrantët e mi,
njerëzit e afërm e të dashtun,
ku edhe vet pata fatin e zi,
të “dekorohem” emigrant që në djep i kapun!

Mëngjes herët,
kockat e mia kërcasin,
mendimet digjen
nga dhimbje mortore…

Gjumi ka marë arratinë,
mjegullat u mërmërijnë valëve,
dielli nuk vonon të lindë
mbi kokat e zbardhura të emigrantëve !

 

QYTETI PO FLE

Të gjithë i ka zenë gjumi,
çdo rrugë e pallat në qytetin tim,
një farfurimë po afron nga lumi
mos është një zanë, mos është një xhind…

Sh,sh,sh-t, – ma bën me zë të ëmbël,
më dërguan yjet që nga lart,
më deshe llahtarshëm mbrëmë në ëndërr
dhe sot me bëj tënden, gjithë këtë natë…

O Zot! Psherëtiva si i dëshpëruar…
E më vinte mirë, që po ndjeja vërtet,
do më ndash nga gruaja moj e uruar
dhe shijoja magjinë e rrallë në jetë!

Tej,
qyteti flinte si zvarranik i ngrirë,
diku nga lumi kënduan kaponjtë,
ndoshta kastile, ma prishën magjinë!

© Dhimnica, Selanik.

Advertisements

One thought on “Poezi nga Dhimitër Nica

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s