Zëri i Rozafës / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Zëri i Rozafës
 
Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Në tavanin e qiellit mbushur me re,
Mua s’më trembin të ngratat vetëtima,
Që bien me vërtika përmbi dhe.
 
Më tremb zëri i foshnjes nëpër kohë,
Malli më djeg në gjirin e bërë gur,
Qumështi që rrodhi, përzier me lotë,
U bë llaç dhe mbrujti këtë mur.
 
Kalimtar i heshtur që sytë hedh mbi mua,
Pse i mbajte hapat, çpo mendon?!
E dëgjove zërin e djalit që mu zgjua
Dhe nga lumi i shekujve ma solle pranë?!
 
Mjergulla që po bie, është brenga ime,
Mbi këtë qytet do të përkëdhelë çdo gur,
Me puthje malli dhe lotë të tretur vese,
Do çmall foshnjen time që se pashë më kurrë.
 
Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Mbi portën e këtij qyteti të gurtë,
Djali do më rritet e do të rrisë trima,
Me qumështin tim që do rrjedhë përjetë.
 
Shkëputur nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi, – 2010

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s