Poezi nga Behare Daja Kasi

Poezi nga Behare Daja Kasi

 

Mos më duaj…

…nëse vërtet nuk më ndjen
por bën sikur…
dhe vetëm sikur…

Mos më duaj nëse qoftë
edhe një buzëqeshje të vetme s’ma nis,
por mes nesh me heshtje
vendos një mur.

Mos më duaj, nëse një fjalë
vetes nuk ia thua për mua,
e vetja të të përgjigjet e dashuruar…
…si unë…

Mos më duaj
vetëm kur më sheh të përlotur.
Di t’i thaj lotët me fjalët e tua
të ftohta si gur.

Mos më duaj nëse kur shikon yjet,
s’më sheh mes tyre
e yllit tonë një emër s’i vë.

Mos më duaj pra nëse nuk mundesh,
sepse unë mund ta dua veten time
edhe pa ty.

…do të mundem,të premtoj për këtë…

 

Shtegtim

Iku edhe dallandyshja e fundit,
me klithma të ngrira,si relike e vjetër,
pa dyshim, folenë e saj antike,
të tjerë zogj do e zënë me patjetër.

Ndër dallgët e lumit të jetës,
noton një gjethe e zverdhur,
mes kapilarëve të vdekur të saj,
bart dritën e mekur të vjeshtës.

U rrëzua edhe orteku i reve,
e lugina hapi sytë e fjetur,
qajnë drurët e pyllit me dhembje,
për gjelbërimin e vyshkur të gjetheve

Iku dhe e fundit dallandyshe,
pas saj u zvordh edhe vjeshta e artë,
u gremisën orteqet e gjetheve,
kë ikje të qaj më parë?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s