Poezi nga Fatmira Halit Sulmina
SEKRETI I SHPIRTIT
I thashë të gjitha,
dhe i shkrova….
– ç’ të ketë mbetur?.
” dhe në mbet’të
gjë akoma
janë sekretet e mia,
të shpirtit,
që do të lindin me diellin!.
Nuk e di,
nëse edhe për mua
ndonjeri shkruan..
Veç di, që jeta ime
e ngjyen penën në bojën
e botës sime intime..
Ndoshta, mund ndonjëri
që nuk e dija se më donte,
dhe, pa faj e pakutuar
e lashë të më priste..
Nuk e shihja kur ai më
vështronte…
MOS MA MERR SHPRESËN
Lermë të shpresoj
e dua dhe unë diellin.
Lerma shpirtin tim bërë copë,
po më more vargun, më merr vetë qiellin.
Më duhen edhe yjet
Më duhen edhe ylberët
Më duhen edhe zogjtë
Në librin tim t’i kem…,
që të shpresoj, më duhen,
të kem pronë ditën dhe qiejt.!.
Shkëputur nga vëllimi i parë me poezi “Lotët e një gruaje ”




























Leave a Reply