NJË MONOGRAFI SI PASAPORTË AUTENTIKE (VËSHTRIM RRETH MONOGRAFISË “MAZHJA NË RRJEDHËN E HISTORISË TË SHKRIMTARIT. BESIM DEMA) / Nga: Vladimir Muça

NJË MONOGRAFI SI PASAPORTË AUTENTIKE
(VËSHTRIM RRETH MONOGRAFISË “MAZHJA NË RRJEDHËN E HISTORISË TË SHKRIMTARIT. BESIM DEMA)

 

Nga: Vladimir Muça

Dashuria dhe malli për vendlindje e Besim Demës, të larguarve nga ato vende të “shenjta” ku mrizojnë të gjithë dashuritë, është paradigma që e përshkon si një rrezullimë plot dritë e shpresë librin “MAZHJA në RRJEDHËN e HISTORISË”
Një publicistikë e letrarizuar bukur, me plot fakte, dokumenta, si estetike e stilistike, komunikative përmes një shkrimi të përzgjedhur, me një fjalor të thjeshtë e të pasur krahinor.
Në këtë libër, malli për ato kodra, fusha, mriza, nuk vjen vetëm si një nocion apo nostalgji vitesh të shkuara, por si një ndjenjë e mallë shpirtëror përmallim i zjarrtë, dëshirë e mirë si rrezja e mëngjesit kur del mbi malin e Krujës, në Sari Salltik. E gjithë kjo ngarkesë emotive ka të bëjë me përkushtimin e pambarimtë për t’i shërbyer vendlindjes me krenarinë për të përjetësuar në dokument-libër në një pavdekësi vlerat hitorike, etnokulturore, bukuritë natyrore, ngjarjet e prekshme dhe vulmëtarët e saj ndër vite.
Ky mallë në imagjinatën e autorit, merr pamjen e Mazhes të dëshirueshme, të njerëzve punëtorë, bujarë, arsimdashës. Ky mallë freskohet nga burimet e mrizat ku mëkohen dëshirat, ai merr bukurinë, hijen e lartësitë e kodrës Bajram Mashës, arealit biologjik, ledhatimin e erës së detit përmes Kodër Laçit, kodrat me vreshta, freskinë e liqeneve të Tarinit e Bubqit.
Shkrimet që përbëjnë këtë monografi kanë truall gjithpërfshirës,që nga kujtimet e burrave të oxhakut, kuvendeve të fëmijërisë, të jetës e të punës në kohë të ndryshme, duke paraqitur me besnikëri autentike mezazhe e vlera të patjetërsueshme kronollogjike në hapësira dhe kohë në një rrafsh shumë të çiltërt e të qartë kuptimorë.
Autori Besim Dema, historian-gjeograf i natyralitetit shqiptar (hollësisht i Mazhes), duke patur rreth vetes, e duke bashkëpunuar me shokë e miq, po aq të përkushtuar në evidentimin e vlerave historike, arsimore, etno-kulturore, produktive të zonës, si Ahmet Puka, Nikollë Beleshi, Jonuz Laçi, Met Salku, Veli Bushi, me të cilët ka bashkëpunuar duke iniciuar grupe pune në evidentimin e vlerave, si kujtesa të patjetërsueshme historiko-shoqërore.
Mbështetur në artikuj të shumtë të botuar në kohë të ndryshme në lëmin e historisë, arsimit, gjeografisë, zhvillimeve shoqërore si dhe këndvështrimet e ndryshme kritike, Besimi, paraqiti sinopset e librit monografik “Mazhja në rrjedhën e historisë” një monografi gjithpërfshirëse e vlerave historike, demografike, arsimore, etno-kulturore, gjeografike, e cila ka mëkuar në gjirin e saj Mazhja, ku ai ka bebelitur për të parën herë fjalët nënë, baba, bukë, atdhe.
Besimi u rrit dhe u edukua në një ambjent me etje për arsim e kulturë, mes një trashëgimie atdhetare, në një vatër patriotike. Me dijet e tija shumëdimensionale ai rrezaton në këtë ambjent duke i rrezatuar dijet në përmbajtësinë e kësaj monografie me besnikëri e fanatizëm.
Faktet që autor qimton e i ka mledhur me kujdes, i interpreton me objektivitet e llogjikë shkencore, historikisht të detajuara, duke i dhënë referencave të autorëve e studiuesve të shumtë vendin e tyre real e mbushamendës me aksiomën “vlerat krijojnë komunitet”.
Shumë interesante, rrallë të përdorura në monografi, si një inovacion letrar, janë futja e sentencave aforizmatike, filozofia e të kundërtave si dialektikë e zhvillimit, të cilët në këtë monografi vijnë si gjeneratorë filozofike e gjithçkaje të treguar dhe si një shembull e koncepte të një dramaciteti shoqëror në hapësira e kohë të ndryshme.
Me këto sentenca, dramacitete, kundërshti, në kontekstin psiko-analitik, autori parathotë psikologjinë e përsonazhëve në kontravers me agrovimet e ngjarjeve e fenomeneve në periudha të ndryshme kohore në Mazhaj e rrethinat e saj, nën gjenerimin dialektik të luftës të kundërtave, ligjeve të mohimit, si induktorë të zhvillimit shoqëror ku sipas autorit, primare ka qenë mirësia, respektimi e evolimi i zhvillimit, mbështetja e tendencave progresive, hapja e shtigjeve dhe horizonteve të reja përspektive si në arsim, kultur e ekonomi.
Me faktdokumenta autori radhit një seri përsonalitete kontributorë në fusha të ndryshme të cilët i kanë dhënë impulse zhvillimi Mazhes me punën e tyre vetmohuese, duke u bërë pararendës të zhvillimit shoqërorë.
Me krijimin e kooperimit bujqësor ndër fshatar, këto kontribute gjetën terren duke u zhvilluar në fusha të gjëra si bujqësi, kulturë, sport, blegtori, zejtari, tregti, ndërtim, arsim, duke plotësuar një gamë të gjërë të zhvillimit shoqërorë.
Sentenca, se një vend zhvillohet duke patur si para-rendës zhvillimin e arsimit dhe kulturës, në këtë trajtim monografike, për autorin definohen si gjeneratorë primar. Bindshëm Besimi evidenton me ndalesa që i bën trajtimit të zhvillimit arsimorë ndër vite këmbënguljes së mazhalakëve për të qenë kontributorë në përgatitjen arsimore, tekniko-shkencore të brezave pasardhës. Me fakte kjo evidentohet me listat e amzës ku 133 ish nxënës të shkollës së Mazhes janë arsimuar në universitete, institute si kuadro të lartë duke dhënë kontribute në hapësira gjithpërfshirse të jetës shqiptare si pedagogë, ekonomistë, financierë,, inxhinierë, edukim fizik, gjuhë, letërsi, psikologji, administrim biznesi, agronomi, mjekësi, gjuhë të haja, ushtarakë.
Kjo tregon për vlerat e larta shoqërore të përftuara dhe rrezatimin në aspektin kombtar, në jetën shoqërore shqiptare.
Me dokumentime të patjetërsueshme, autori sjell para pasqyrave të zhvillimit inisiatorët e drejtuesit të cilët kanë lënë gjurmë në memorjen popullore me zhvillimin e tyre sociologjik, arsimor e kulturor.

MAZHJA NË RRJEDHËN E HISTORISË

Një listë me 58 drejtuesve të jetës në Mazhej, shoqëruar me biografitë e veçoritë e tyre intelektuale, si një shëmbull për brezat. Sjellja e këtyre përsonazhëve shoqërorë me qartësinë e lakmueshme psiko-analitike e përmes një ngjyrimi dhe gjallërie të gjendjes shpirtërore e kanë ndihmuar autorin për t’i veçuar ata si prototipe, duke patur si kriter shansin e meritokracisë.
Në përqasje meritokracie nuk bëhet fjalë për autobiografi apo programe, por jepen vlerat njerëzore, të cilat përcjellin mesazhe në shërbim të komunitetit të Mazhes, pavarësisht se ku jetojnë. Jepen vlera qytetarie në buranë shpirtërore përmes letërsisë artistike të kthyer në prototipe. Në kultin e fjalës së bukur autori ka universializuar rrëfimet, kujtimet, mbresat përmes dimensionit të mendimit dhe gjuhës.
Në këtë rrëfimtari të bën përshtypje fjalori i thjeshtë i përzgjedhur i Besim Demës, aftësia për t’i dhënë fjalëve e përsonazhëve ngjyrim e gjallëri, të cilët reflektojnë përsonalizimin monografik me një gjurmim profesional e shkencor e cila plotëson bukur kuadrin enciklopedik me të dhëna të sakta, të pakundërshtueshme në kapitullin “Biografi të njerëzve të shquar të fshatit Mazhaj”.
Idioma për vendlindjen gërshetohet me vlera figurative, me metafora, krahasime e epitete, përshkrimin e natyrës urbane me rrugët, shtëpitë historike , kodrat, pyjet, krojet. Në këto kontekste ligjerimi popullore vendos vulen e fjalorit përsonalizues, me të cilin autori komunikon dhe jep forcën shprehëse gjuhësore në mardhëniet me lexuesin. Fjalët marrin vlerë në kontekstin e përshkrimit, nuk mund të hiqen se i prishin harmonikën e komunikimit. Tabllotë që sjell autori me përmbajtje gjithpërfshirëse të jetës e të punës, dëshmon për një përvojë të pasur tërësisht në shërbim të komunitetit.
Gjurmimet e hulumtuara arkivore historike në instuticione, në gjeografinë e zonës, e më gjërë në fusha të ndryshme brënda rrafshit të trevës, i kanë dhënë mundësinë Besimit të njihet me praktika që nuk i shpëtojnë syrit të tij vëzhgues, asgjëje në interes të historisë e vlerave mazhalake.
Si një ekologjist i arsimuar, me dije dhe njohje pëllëmbë për pëllëmbë të biodiversitetit, autori me të drejtë arrinë në konkluzione shkencore të pranueshme dhe u bën thirrje bashkëfshatarëve se biodiversiteti, ruajtia e komuniteteve familjare siguron buranën e jetës të njeriut dhe është një mbrojtës permanent i mjedisit.
Në shekuj, ndër breza, fshatari me mençurinë e tij largpamëse e ka patur si aksiomë se investimi themelor për jetësimin, është toka dhe shtëpia si vlera të patjetërsuehme, ndaj autori me të drejtë ngren shqetësimin; “Fshatari i Mazhes tokën e ka konsideruar si pjesë të jetës së tij”, ndaj thirrmon; “Një rrezik i madh që po i kanoset tokave pjellore të Mazhes është ndërtimi pa kritere në tokat e bukës, pasi po zihen tokat që prodhonin “flori” ”!
Me të drejtë, me argumente shkencore, mbështetur në vëzhgimet natyralistike autori thekson: “Mbulesa bimore përmirëson klimën, cilësinë e ajrit dhe ujit” gjë e cila ndikon progresivisht në shëndetin e njeriut. Në gjurmimet e tij autori sjell shembuj të vendeve ku “mrizojnë zanat” si tek Gryka e Currit në mes të gjelbërimit e ujit të ftohtë. Sigurisht në këto rrafshe ekologjike, psikologjia e njeriut që jeton në këtë areal, me një bio-diversitet të tillë, fiton si “produkt” shpirtërorë cilësitë më të larta morale, shoqërore si banor i Mazhes, si punëtorë të mirë tolerantë, arsimdashës si dhe “miq për kokë”, veti që e kanë mbajtur gjallë në tërësinë e saj etnike popullin shqiptar. Jo pa qëllim autori analizon nër vite infrastrukturën rrugore si pararendëse e qytetrimit. Si një arterie komunikuese të Mazhes me fqinjët që në fillimet e shekullit XX, ku edhe sot ruhen fragmente kalldrëmi. Jo pa qëllim, bukur, me qëllim fisnik rikthimi në emërtimitete etnike të trashëguara që në lashtësi, ku autori analizon me profesionalizëm raportet e reja të emrave njerëzor, toponimet në ditët e sotme si një risi e cila na kthen në kohëra të lavdishme ilirike. Krahasimtaria, revokimi e raportet e reja të emërtimeve demografike të sapo fituar, por që do të krijojnë një konfiguracion të ri në regjistrat e gjendjes civile, si një shmangie nga emerollogjia anodollake e ndryshkut turk.
Një rreshtim interesant për vlerat patriotike, qëndrestare e kundërshtive ndaj pushtuesve e regjimeve shtypëse janë dhe vendimi me saktësi dokumentare i kundërshtive nga populli i Mazhes e të fshatrave për rreth për ,mëvehtësi e çlirim shoqëror në shekuj. Sjellja si kujtesë historike e ngjarjeve të Tallajbesë, revolta kundër reformave xhonturke nga Avdulla e Hasan Masha, kur me 20 shtator 1906 u ngritën me pushkë, tregon për frymën artistike të një publicistike të letrarizuar ku elementet e vesku artistik dominojnë gjatë rrëfimit të ngjarjes. Në rrafshin historik qëndresës fshatare kjo i ka shtuar koloritin monografisë, duke e bërë më ndjellëse gjatë leximit, duke shërbyer dhe si një gong artistik. Krahas guximit e trimërisë anonime nga masat e popullit, në këndvështrim të autorit ,rol të veçantë kanë luajtur në këto kundërshti dhe figura të shquara nga pleqësia e Mazhes si Ahmet Dema, Avdulla Avdi Masha, Hasan Avdi Masha të cilët ranë dëshmorë të Tallajbesë.
Populli i përjetësoi në këngë, ndërsa qeveria demokratike pas çlirimit i shpalli dëshmorë të atdheut. Po kështu dhe në vitin 1916 në qëndresën kundër pushtimit Austro-hungarez dhe përkrahjen që i dha populli i Mazhes Revolucionit të Qershorit 1924 me në krye Kasem Demën.
Me 1939 Mazhja qe ndër të parët që kundërshtuan pushtimin fashist. Të organizuar shkuan në nënprefekturën e Shijakut vullnetarë. Atje ata u përballën me tradhtinë zogolliane duke iu dhënë armë pa mekanizëm shkrehës.
Bijtë e Mazhes u rreshtuan me çetën e batalionin Krujë-Ishëm, duke i bërë shtëpitë e tyre baza të rëndësishme të lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Kjo ndjenjë patriotike është ruajtur dhe ndër breza, të cilët sot ruajnë me fanatizëm kujtimet e memorialet historike të luftës, si një prioritet shpirtëror e atdhetarë. Pasuesit e kriminelëve e bashkëpunëtorëve të pushtuesit nuk kanë gjetur terren në Mazhe për të nëpërkëmbur vlerat e luftës e gjakun e dëshmorëve. Amaneti i të rënëve për mazhalakët është një shëmbull i patjetërsueshëm i atdhetarizmës e shpirtit të tyre patriotik. Në formacionin Prezë-Mazhe ishin të inkuadruar 160 partizan nga të cilët 23 ranë dëshmorë.
Pasi mbaron së lexuari këtë libër, të krijohet refleksi se ke lexuar mozaikët enciklopedike të një fshati, si qeliza gjeneruese të një enciklopedie të madhe kombëtare maturuar e gatuar në magjen e një realiteti shoqëror. Gjithçka, larg vështrimeve përgjithsuese akademike, ku hera herës në fjalorët enciklopedikë, vendi ku ke lindur, kalldrëmet ku ke vrarë gjunjët, mrizat, krojet, anashkalohen, vendlindja të mbetet në mëndje si një shkarpë e shkëputur nga trungu amë. Përsa shkruhet në këtë libër monografik, përsonazhët, autori, populli i Mazhes kanë një vendlindje dhe pasaportë vetjake të gjendjes civile.
Besim Dema me punën e tij skrupuloze jo vetëm përsonazhet, por gjithë banorët, dashamirësit, me këtë monografi i ka pajisur dhe me një pasaportë të re autentike krejt të veçantë ,me pasaportën e Mazhes vendlindje.

 Vladimir Muça
Shkrimtar e kritik letrar

26 korrik – 03 gusht 2019.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s